Skuadra e Kukësit po fiton me shifrat 2-1 në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës së Kastriotit. Verilindorët u gjendën në disavantazh, por më pas përmbysën gjithçka.
Në minutën e 39 Ndreca riktheu ekuilibrat teksa në startin e së dytës Basha kaloi në avantazh skuadrën e Kukësit.
Kuksianët janë dukshëm më lart se krutanët dhe po synojnë edhe golin e sigurisë.