GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kukësi përplaset prapë me “Kastratin”, bashkia i kërkon të mos bllokojë kalimin nga ura e vjetër

08:33 - 20/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kukësi përplaset prapë me “Kastratin”, bashkia i kërkon të mos bllokojë kalimin nga ura e vjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli bashkiak i Kukësit vendosi unanimisht t’i kërkojë autoritetit rrugor që ndërtimi i urës së madhe mbi lumin Drin të mos nxjerrë jashtë funksionit urën vjetër pasi për banorët e zonës bllokohet hyrje-dalja në pjesën perëndimore te qytetit.

Banorëve u duhet të bëjnë një rrugë shtesë 4 km deri në rreth-rrotullimin e Gostilit për të kaluar në urën e re.

Edhe Nënkryetari i bashkisë Vladimir Spahiu tha se janë dërguar dy variante dhe se bllokimi i urës së vjetër krijon anomali për qytetin dhe duhet gjetur një zgjidhje.

Dhe ne jemi dakord që bllokimi i urës së vjetër krijon anomali në mënyrë absolute. Unë jam specialistë inxhinieri dhe jam  konsultuar me një sërë kolegësh dhe të gjithë janë një zëri e thonë që bllokimi i asaj ure është një anomali për qytetin. Në këtë kontekst ne i kemi kërkuar edhe kryetarit të bashkisë, por edhe bashkia vetë gjatë gjithë kësaj kohe por, është marrë edhe më përpara. Ka dërguar edhe kërkesat përkatëse, edhe deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim. Por, gjithsesi na është premtuar se do merret kjo situatë në shqyrtim, dhe mos të merremi më shumë me këtë punë, mos ta politizojmë’, thotë Vladimir Spahiu.

Ura e re mbi Drin plotëson kalimin me katër korsi te gjithë gjatësinë e rrugës se Kombit nga Morini ne Rrëshen dhe shmang problematikat e deritanishme te fluksit te mjeteve ne urën vjetër dhe radhët gjate sezonit.

Por banorët e Kukësit e të Tropojës kanë përdorur kahun perëndimor nga ura e vjetër për të lëvizur, pasi distanca është e shkurtër si dhe shmangë trafikun në rrugët e qytetit.

“Në momentin që ne i kërkojmë që duam hapje, duam rrugë dinjitoze e kalojnë problemin tek vetja. Nuk është problemi tek ne, nuk është problemi te Kukësi. Ne e kemi rrugën, ne e kemi hyrjen. Pra ato me akte të kundraligjëshme, me veprime të drejt për drejta apo të tërthorta po refuzojnë, po duan ta ndalojnë rrugën në hyrje”.

“Në qoftë se këshilli mendon që duke lënë interesat, qoftë partiake, ne duhet të arrijmë sot në një pro-memorie që duhet t’ia dërgojmë qeverisë, ARRSH-së e institucioneve shtetërore. Ne nuk kemi punë me koncesionarin “Kastrati”, ky ka një kontratë pune me qeverinë. Nuk ka lidhje me këshillin e bashkisë”.

“Të lejmë një datë të caktuar, të vijnë të japin një informacion në prani të komunitetit të Kukësit, këshilltarëve e gjithë të pranishmëve”.

Ne duhet t’ju drejtohemi specialistëve që janë të kësaj fushe që tna tregojnë një projekt sesi do të zgjidhet kjo punë. ne mund të dërgojmë 100 herë kërkesa, po duhet t’na vendoset një projekt sesi të zgjidhet kjo punë”.

Në mbështetje të shqetësimit të banorëve u shprehën edhe grupet e interesit dhe shoqëria civile.

“Thirrja e shoqërisë civile, e organizatave e atyre që mendojnë se çdo person që ka një përgjegjësi i cili mundet të ndikojë në këtë rast është mirë që ta bëjë publike si ju sot, qëndrimin e mendimin tuaj. Ta bëjn publike para qytetarëve, në rrjetet sociale, në median lokale”, thekson Rifat Demalija.

Kujtojmë se banorët e Kukësit kanë protestuar qysh në fillim të vendosjes së kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit dhe e detyruan qeverinë të ndryshonte tarfiat me konsesionarin Kastrati për rezidentët.

gijotina.com/ 

Etiketa: KastratiKryesore1Kukës

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Para
Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë

Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com