GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi projekton ringritjen përballë Egnatias

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia-Kukësi, Hallaçi me ide të qartë për formacionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja në ndeshjen e pare, me shifrat 3-1 përballë Vllaznisë, e vë paksa në presion skuadrën e Kukësit që të tentojë maksimumin ndaj Egnatias.

Edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar që këtë sezon ka shpalosur objektiva të mëdhenj, në Kukës nuk i druhen këtij fakti.

Përpos humbjes, ana morale e skuadrës duket e mirë, sepse edhe pse një ekip i ri dhe në rindërtim e sipër, në Shkodër dhanë sinjale pozitive për vazhdimësinë në kampionat.

 

STRATEGJIA

Ndaj Egnatias pritet të jetë një përballje jo e lehtë për verilindorët që të dalin me një rezultat pozitiv, por gjatë gjithë kësaj jave Hallaçi ka qenë duke përgatitur strategjinë për të kapur “mat” kundërshtarin.

Tri janë shtyllat kryesore ku është fokusuar tekniku për këtë ndeshje, duke nisur fillimisht nga një mbrojtje e fortë që duhet t’u lërë sa më pak hapësira sulmuesve kundërshtarë.

Duke njohur potencialin e rivalëve në fazën ofensive, Hallaçi kërkon të marrë masat e duhura duke u dhënë udhëzime ekstra lojtarëve të tij që luajnë në prapavijë.

Shtylla e dytë ku duhet të fokusohen lojtarët do të jetë mbajtja sa më shumë e topit, duke mos ia dhënë kundërshtarit, edhe pse nuk është një mision i lehtë.

Me sferën në këmbët e tyre Hallaçi kërkon të nervozojë kundërshtarin dhe t’i zërë në befasi. Shtylla e tretë lidhet me daljet në sulm, duke shpresuar që La Torre dhe Rivasi të jenë në formën e tyre më të mirë dhe të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që do t’u dalin përpara.

Një strategji me tri shtylla kryesore që në Kukës shpresojnë t’i vënë në zbatimnë këtë 90-minutësh, pasi një fitore do të ndihmonte shumë edhe në aspektin moral të skuadrës.

 

NDRYSHIMET

Sakaq, pritet që Kukësi të mos bëjë shumë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e parë, përpos ndonjë lëvizjeje në mesin e fushës.

Megjithatë, përveç disa lojtarëve që për momentin konsiderohen si shtylla dhe të paprekshëm në formacion, pjesa tjetër e tyre janë të gjithë në sitë dhe do të “luftojnë” për një vend në formacion, sepse edhe diferencat nuk janë të mëdha.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe lëvizja që do të bëjë tekniku në këtë ndeshje, sepse Kukësi i këtij sezoni është një mister për të gjithë./PanoramaSport

Etiketa: egnatiaKukesi

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Varianti i ri të Covid, Pirola përhapet shpejt

Varianti i ri të Covid, Pirola përhapet shpejt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com