GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kukësi, rekord për punësimin në bujqësi, si renditen qytetet e tjera

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kukësi, rekord për punësimin në bujqësi, si renditen qytetet e tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.

Shembulli më ilustrues është qarku i Kukësit.

INSTAT raportoi se, gjatë vitit 2020 në qarkun e Kukësit nga totali i të punësuarve, 71 për qind e tyre punonin në bujqësi. Por në të njëjtin vit toka e mbjellë në Kukës zinte vetëm 2 % të sipërfaqes kombëtare.

Në të gjithë Shqipërinë ishin të mbjella 421 mijë hektarë tokë në vitin 2020 sipas INSTAT, ndërsa në Kukës ishin të mbjella vetëm 11, 800 hektarë, ose 2.8 për qind e sipërfaqes totale.

Në të kundërt qarku i Fierit i cili zotëron 20% të sipërfaqes së mbjellë në rang kombëtar ka të angazhuar në sektorin bujqësor rreth 60 për qind te të punësuarve.

Analiza e punësimit sipas veprimtarive ekonomike tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, 43,5% dhe 36,1% përkatësisht më 2020, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 20,5%.

Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime (66,3%) dhe me përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi (7,3%).

Qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në industri është Durrësi (35,4%), ndërsa qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të punonjësve në këtë sektor (6,8%).

Kukësi është, në të njëjtën kohë, qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në bujqësi (71,8%) dhe me nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime (20,6%).

Qarqet me përqindjen më të lartë të sipërfaqes së mbjellë, për vitin 2020, janë Fieri me 20,7%, pasuar nga Elbasani me 11,6% dhe Korça me 10,9%.

Qarqet me përqindjen më të ulët të sipërfaqes së mbjellë të bimëve të arave janë Gjirokastra me 4,6% dhe Kukësi me 2,8%.

Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore në vend u arrit në qarkun Korçë me (82,0 mijë tonë), pasuar nga qarku Elbasan (38,5 mijë tonë) dhe qarku Fier (33,8 mijë tonë).

Qarqet me prodhimin më të ulët janë Kukësi me (8,8 mijë tonë), Lezha (7,8 mijë tonë) dhe Gjirokastra (3,6 mijë tonë). Në prodhimin gjithsej të pemëve frutore peshën më të madhe e zë molla me 37,3%, kumbulla me 15,2%, fiqtë me 8,0%, qershia me 7,5% dhe pjeshka me 7,4%.

Gjithashtu qarqet me prodhimin më të lartë të mishit janë Fieri me 20,3% dhe Vlora me 13,9%, ndërsa qarku me prodhimin më të ulët është Kukësi me 3,3%./Monitor

Etiketa: bujqesiPUNESIM

Lajme të lidhura

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Para
SHBA/ Mësuesja mbyll djalin e infektuar me Covid në bagazhin e makinës

SHBA/ Mësuesja mbyll djalin e infektuar me Covid në bagazhin e makinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com