GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi rikthen Partizanin në “errësirë”, Egnatia godet në Ballsh

15:08 - 24/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukësi rikthen Partizanin në “errësirë”, Egnatia godet në Ballsh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani bie sërish, këtë herë në “kështjellën” e Kukësit ku skuadra e Rrahman Hallaçit konfirmohet një skuadër, e cila arrin të mbrojë avantazhin e fushës së saj.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh “Kukësi Arena” mbështeti ekipin verilindor në një ndeshje shumë të vështirë të fituar me djersë dhe që vlen shumë për verilindorët ndërsa rikthen hijet e vjetra të problemeve të Partizani që pas fitores 3-0 me Egnatian dukej një skuadër e shëruar.

Ndeshje që nisi me golin e kapitenit Gjelbrim Taipi në minutën e 22-të dhe më pas Kukësi arriti të menaxhonte shumë mirë ndeshjen. Partizani e rriti presionin por përveç disa inkursioneve dhe topave të Hotit, nuk gjeti thellësinë për të vendosur në vështirësi serioze portierin Tafas.

Ishte Edi Basa që pati në këmbët e tij topin e golit të dytë për Kukësin teksa u gjend i vetëm përballë Rexhepit por parabola e kroatit nuk ishte kalibruar mirë. 20 minutat e fundit rrodhën mes monologut të sulmit të kuq dhe mbrojtes herokie të Kukësit që ngjitet në kuotën e 28 pikëve, e barabartë me Teutën, ndërsa Partizani mbetet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Tirana.

Në ndeshjen tjetër, Bylis u thye në shtëpi 2-3 nga Egnatia që siguron rezultatin e tretë rresht pozitiv. Rrogozhinasit kthyen në favor disavantazhin e përkohshëm pas golit të Lajthisë. Jackson, Dwamena dhe Atanda në pjesën e dytë shënuan dy gola që e zhysin Bylisin sërish në zonën e ftohtë dhe ngjisin Egnatian në kuotën e 34 pikëve që mbetet në vendin e katërt.

Etiketa: egnatiaKukesiPartizani

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Putin do gjykohet për krime lufte? E dërguara e SHBA…

Putin do gjykohet për krime lufte? E dërguara e SHBA...

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com