GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kullat pa leje në mes të Tiranës, Salianji nga sheshi “Skënderbej”: Qeveria është e kapur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kullat pa leje në mes të Tiranës, Salianji nga sheshi “Skënderbej”: Qeveria është e kapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë sot para një kulle në sheshin “Skëndebej” duke i drejtuar disa pyetje qeverisë për ndërtimet abuzive në qendër të Tiranës dhe nga ana tjetër, arrestimet e qindra qytetarëve për punime në shtëpitë e tyre.

Salianji tha se qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, por nga ana tjetër përballë institucioneve më të rëndësishme, ku kalojnë ministra e drejtuesit e policisë së Shtetit, ndërtohet pa leje.

“I jam drejtuar qeverisë për informacion se sa është numri i subjekteve të paligjshme që kanë shkelur lejen e ndërtimit. Numri i rasteve të ndërtimeve të paligjshme, a janë marrë administrative apo a janë kallëzuar penalisht zyrtarë?
Sot pas më shumë se 2 javësh qeveria ende nuk e ka një përgjigje sepse është tërësisht e kapur dhe e pafuqishme dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Qindra qytetarë janë arrestuar për ndërtime në shtëpitë e tyre. Qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, nga ana tjetër këtu shikojeni pak përballë institucioneve më të rëndësishme, ku kalojnë ministra, drejtuesit e policisë së Shtetit, kjo është leja e miratuar nga Rama KKT 26 kate. Ky ndërtim shikoni sa ka shkuar. A ka mundësi që ky ndërtim në mes të Tiranës, një grataçelë të bëhet pa bekimin e qeverisë. Sot po e pyes zyrtarisht a e ka çuar dhe referuar në prokurori IKMT dhe policia e Shtetit? Do të jem bashkë me ju në ndërtesa të tjera në Tiranë, në përbindësha betoni që kanë marrë dhe shtetin në kontroll duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Sot ndërtime si ky duhet të kishin miliona euro gjobë. Nga ana tjetër ndërtuesi apo pronari i këtij duhet të ishte para përgjegjësisë penale. Qeveria e ka mbyllur gojën sepse nuk ka asnjë përgjigje. Do vazhdojmë të denoncojmë në vende të tjera se ku qeveria favorizon duke vendosur dyfytyrësinë dhe jo barazinë para ligjit”, tha Salianji.

Etiketa: Kryesore1PDSalinji

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
“Solli mbi 1 miliard të ardhura”/ Rama mburret për sezonin turistik: Ishte surprizues

“Solli mbi 1 miliard të ardhura”/ Rama mburret për sezonin turistik: Ishte surprizues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com