GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka dhënë vendimin për 5 anëtarë të një grupi kriminal në Shkodër të cilët akuzohen se kanë kultivuar dhe shitur lëndë narkotike, grup i cili u godit në vitin 2023.

Pasi SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim, Gjykata e Posaçme dënoi me 59 vite e 6 muaj burg në total anëtarët. Ata u shpallën fajtor për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike” të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “shitje e prodhim narkotikësh” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Arben Shpati u shpall fajtor për tre akuza, kultivim të lëndëve narkotike të kryer si grup i strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 10 vite burg, dhe për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilën u dënua me 12 vite burg. Për akuzën e grupit të strukturuar, GJKKO vendosi 3 vite burg. Si përfundim, ai në total u dënua me 13 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite e 8 muaj burg.

Pavlin Shpati u shpall fajtor për tre akuza gjithashtu. Me 9 vite burg u dënua për kultivim të lëndëve narkotike, me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe me 3 vjet për grup të strukturuar kriminal. Në përfundim, GJKKO vendosi 10 vite e 6 muaj burg për të, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet në 7 vite burg.

Edhe Aleksandër Rrasa u dënua për këto tre vepra penale. 8 vite burg për kultivim droge, 12 për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe 3 vjet për grup të strukturuar kriminal. Në total u vendos dënimi për të treja veprat me 12 vite burg. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i ulet në 8 vite burg.

Jeton Kacoli u dënua 8 vjet për kultivim droge, 12 vite për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe 3 vite për grup të strukturuar kriminal. Për të tre akuzat u dënua me 12 vite në total, të cilit iu ul në 8 vjet përfundimisht.

Kristjan Plepaj u dënua me 8 vjet burg për kultivim droge, 12 për prodhim dhe shitje droge, dhe 3 për grup të strukturuar kriminal. Duke përffituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të bëjë 8 vjet burg.

Etiketa: BurgKanabis

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe...

Lexo më shumë
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26
Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com