GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kultura e misrit me rëndësi për ekonominë e Shqipërisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Shqipëria ka nevojë të shtojë prodhimin e misrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një viti bujqësor të mbarë, Shqipëria, sipas specialistëve, për herë të parë në 30 vitet e fundit pritet të plotësojë nevojat e saj me misër, një kulturë bujqësore kjo e rëndësishme për ekonominë e vendit, pasi përbën bazën kryesore ushqimore për blegtorinë dhe ushqimin. Ndërkohë, fermerët shprehin shqetësim për çmimin e ulët, me të cilin tregtarët blejnë misrin në treg, gjë që po pakëson fitimet që ata presin nga kultivimi i kësaj kulture bujqësore.

Specialisti i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, profesor Kostandin Hajkoja, po ndjek nga afër ecurinë e bimës së misrit në qendrën eksperimentale të misrit në Shkodër. Ai thotë se, ashtu si gruri edhe misri është një artikull i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se, këtë vit, për herë të parë pas 30 vitesh, Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me misër.

“Këtë vit, falë edhe ndikimit të reshjeve gjatë periudhës së vegjetacionit, prodhimi i misrit paraqitet i mbarë. Ndoshta mund të jetë viti i parë që Shqipëria mund të plotësojë nevojat e veta për misrin kokërr në treg. Në qoftë se vitet e tjera kemi importuar deri në 100 mijë ton misër nga jashtë, besoj që këtë vit nuk do të jetë i nevojshëm, pasi rendimenti është rritur jo më pak se 10 përqind kundrejt vitit të kaluar si dhe ka edhe një rritje të vogël edhe të sipërfaqes së misrit”. Profesor Hajkoja thotë se zhvillimi me shpejtësi i turizmit lidhet me fuqizimin e fermave blegtorale dhe atyre të shpendëve, ku baza e të ushqyerit është misri. Tashmë, thotë ai, janë kapërcyer shumica e problemeve që lidheshin me kultivimin e bimës së misrit dhe, në disa zona, po arrihen rendimente të kënaqshme.

“Fotokopje të përvojës së kultivimit të misrit në Sarandë, Maliq të Korçës, Shkodër apo edhe zonën e ulët fushore në Lezhë, tashmë janë bërë praktika të zakonshme në kultivimin e misrit. Kështu që, rendimentet e nivelit, 8, 10 apo 12 ton për hektarë tashmë janë të zakonshme. Në Shqipëri kemi rreth 20 mijë hektarë ku preken këto lloj rendimentesh dhe, me 20 mijë hektarë ne sigurojmë thuajse gjysmën e nevojave që ka Shqipëria”.

Fermeri Paulin Gazulli dhe familja e tij prej 20 vitesh janë ndër kultivuesit kryesor të misrit në zonën e Dajçit, në Bashkinë e Lezhës. Ndër vite, rendimentet në misër kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por sivjet, edhe për shkak të kushteve atmosferike, prodhimi duket i mbarë.

“Kultura e misrit zë 35 përqind të sipërfaqes së tokës bujqësore të familjes tonë, e cila shkon deri ne 20 hektarë. Ka vështirësitë e veta, nuk është e thjeshtë me shku deri tek produkti përfundimtar, tek fitimi”.

Paulini thotë se misri është një bimë që ta shpërblen mundimin.

“Misri është fabrikë, realisht është fabrikë po të dish t’i shërbesh në kohën e duhur. Është fabrikë të ardhurash. Pastaj fitimi është në bazë të llogarive tuaja”.

Fermeri Kujtim Garubi, nga Kosmaça e Bashkisë Vau-Dejës, këtë vit ka kultivuar 3 hektarë me misër, por mundësitë e tij janë më të mëdha pasi ka gjithë makineritë e nevojshme bujqësore, që nga mbjellja e deri në korrje. Por, në Kosmaçë, thotë ai, është e pamundur të marrësh tokë me qera, pasi banorët i kanë zënë tokat e tyre me sera. Kujtimi është i kënaqur me prodhimin e këtij viti, por shpreh shqetësim për kostot e prodhimit.

“Mirë duket ky prodhim i sivjetshëm. Por, ça duket çmimi i shitjes është shumë i ulët sivjet, me 240, 250 jemi nën kosto. Edhe ureja, dapi, kanë qenë me çmim shumë të lartë, pavarësisht se mbrapa ranë por, në kohën e mbjelljes ishin shumë të larta. Edhe çmimi i farës së misrit ndikoj se, ta marrësh kilogramin e farës 9 mijë,10 mijë, 12 mijë, normalisht se kosto janë edhe ato”.

Shqipëria konsumon rreth 500 mijë ton misër në vit për nevojat e blegtorisë dhe për industrinë ushqimore. Por, përvoja e këtij viti, me numrin e lartë të turistëve që vizituan vendin, sipas specialistëve, pritet të rrisë me shpejtësi, gjatë viteve në vazhdim, nevojat e vendit për misër. /Voa/

Etiketa: misri

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Fero largohet nga muzika: Dua t’i përkushtohem fesë islame

Fero vazhdon deklaratat lidhur me fenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa...

Lexo më shumë
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobet