GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kumbaro iu vë fshesën fondeve, tenderi 750 mln lekë për pastrimin e bregdetit i denoncohet në KPP

14:40 - 29/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kumbaro iu vë fshesën fondeve, tenderi 750 mln lekë për pastrimin e bregdetit i denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mjedisit, Mirela Kumbaro, zgjodhët nga gjumi vetëm në raste kur duhet të vjedh fonde dhe përdor si objekt pastrimin e bregdetit në prag sezoni. Në çdo vite bëhen skena të ngatërruara përmes të cilave shpenzohen shumë para.

Por, po ja nisim me tenderin që është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Loti 2 në Shërbimi i Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë”, i cili është hapur në 18 mars dhe gara parashikohet të mbyllet më datë 23 prill.

Duhet të sqarojmë se gara është hapur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit e drejtuar nga Ledion Lako, që  është në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Duhet të kujtojmë se që kur Lako erdhi në krye të kësaj Agjencie puna e vetme që ka bërë është shpërdorimi i fondeve dhe keqtrajtimi i bregdeteve.

Gjithsesi, në ankesën e publikuar tregohet se denoncimin e ka bërë firma  BAJRAMI N, në pronësi të Nazif Bajrmit, një biznesmen i njohur për afërta në tenderët e pastrimit në shumë institucione.

Duke qenë se janë shumë para, Bajrami trembet që ky fond mund të shkojnë vetëm në dorën e dikujt tjetër, prandaj kërkon që projekti të ndahet deri në tre lote, pra nga një lot perse cilën bashki. Edhe pse parimisht mund të ketë të drejtë, e qartë që fokusi i Bajramit është diku tjetër.

“lidhur me ndarjen të kësaj procedure në 2 lote. Gjykojmë që ky shërbim duhet të ndahet në më shumë se 2 lote, pasi shtrirja territoriale bregdetare është mjaft e madhe. Kryerja e këtij shërbimi mund të ndahet në minimumi 3 lote, ku të paktën Bashkitë Sarandë-Himarë dhe Vlorë duhet të ndahen nga njËra tjera. Shërbimet pqër secilën Bashki nuk janë të lidhur me njËri-tjetrin, gjë qË do tË Áonte nË vËshtirËsi nË menaxhimin e kontratave”, theksohet në ankesë, duke vënë në dukje se Lako dhe Kumbaro i kanë hartuar këto projekte pa rishikim fare, por copy-paste nga vitet e shkuara.

Duke vazhduar në të njëjtën linjë, ankimuesi shprehet se i ndërtuar në këtë formë tenderi cungon konkurrencën dhe rrit nevojën për më shumë punonjës edhe shpenzime.

“Më përqëndrimin e kryerjes së shërbimit në vetëm 2 operatorë, automatikisht rriten në mënyrë direkte dhe kumulative edhe kërkesat pr punonjës dhe automjete për secilin prej 2 loteve, duke përjashtuar të këtë mënyrë pjesëmarrjen e një pjese shumë të madhe të operatorëve ekonomikë që aktualisht e kryejnë  këtë shërbim apo qË synojnë që të kryejnë këtë shërbim në të ardhmen”.

Ndërkohë në  një pikë tjetër ankimuesi thekson se Bashkitë kanë edhe program apo fond më vete për grumbullimin e menaxhimin e mbetjeve dhe kjo do sillte paqartësi. Pikërisht ky është një tjetër shqetësim që duam të ngremë edhe ne. Sepse nën çdo vit me ndarjen e buxhetit qeveria i jep miliona lekë çdo bashki për menaxhimin e mbetjeve, dhe më vonë AKB dhe Kumbaro vazhdojnë me këto tendera ku derdhen miliona lekë të tjerë. Në përfundim bregdetet shqiptare mbeten të papastër.

Sipas projektbuxhetit për vitin 2024, pushtetit vendor do t’i jepen 714 milionë lekë ose rreth 7 milionë euro si transfertë e pakushtëzuar për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Ky fond i rritur në krahasim me vitin e kaluar me 14 milionë lekë, do të ndahet mes 30 bashkive.

 

Vlerën më të madhe të fondeve do e marrë bashkia e Durrësit me 240.7 milionë lekë, ndjekur nga bashkia Kavajë me 58.1 milionë lekë dhe Sarandë me 43.4 milionë lekë. Ndërkohë bashkisë Himarë që gjithashtu përfshihet në tenderi që po flasim i janë në lënë në dipsozionin 25, 5 milionë lekë.

Për menaxhimin e mbetjeve janë planifikuar edhe 569.7 milionë lekë si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit për vitin 2024. Në komisionet parlamentare ministrja Mirela Kumbaro është shprehur se pastrimi i vendit e kryesisht i bregdetit është objektiv parësor edhe për vitin që vjen.

Pra siç e shohim edhe nga tabelat edhe nga ankesa  afera gjigande po thuret për menaxhimin e mbetjeve, se nuk i mjaftojnë vjedhjet përmes inceneratorëve.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BizneseMirela KumbaroNazif Bajramiqytete bregdetaretender pastrimi

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Xabi Alonso u jep fund spekulimeve, konfirmon vendimin për të ardhmen

Xabi Alonso u jep fund spekulimeve, konfirmon vendimin për të ardhmen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com