GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviç.

Gërvalla ndër të tjera thekson se Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes e nxitjes për përçarje.

Ndër të tjera ajo shton se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për dënimin e ministres serbe nga Gjykata kompetente.

“Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes.

Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Neisprićano” (shqip: E pathënë), në kuadër të medias serbe “Kurir” e transmetuar edhe në kanalin Youtube, e dyshuara, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, ndër të tjera ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Ministrja serbe, trashëgimtare e denjë e Millosheviçit, vazhdon narrativen e papranueshme, e cila është e dënueshme nga secili rregull vendor dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente.

Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë.

Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor.

Në një Republikë demokratike si Kosova, përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes është sundimi i ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimin moral për të mbrojtur rendin kushtetues, dinjitetin e çdo qytetari të saj dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë: lirinë, demokracinë, paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkruan Gërvalla.

 

Etiketa: deklarataGjuha e urrejtjeskallezim penalMinistrja serbe

Lajme të lidhura

Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh,  në dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka
Kosovë & Rajon

Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, në dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka

19:20 - 25/08/26
Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese
Kosovë & Rajon

Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

18:12 - 25/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Para
Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Selitë të Mallakastrës, pasi ka rënë nga një lartësi...

Lexo më shumë
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26
Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

20:56 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com