GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kundër interesave të Ukrainës, Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kundër interesave të Ukrainës, Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së shtetit. Këto shkarkime vijnë pas raportimeve se dhjetëra persona nga shërbimet e sigurisë tani po punojnë kundër interesave të Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia. Përmes dekreteve të nënshkruara më 17 korrik është shkarkuar prokurorja e Përgjithshme, Iryna Venediktova, dhe Ivan Bakanov, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, që njihet me shkurtesën SBU.

Në deklaratë, Zelensky, pa përmendur me emër Venediktovën dhe Bakanovin, tha se “veprimet specifike dhe çdo mosveprim i zyrtarëve në sektorin e sigurisë dhe në agjencitë e zbatimit të ligjit do të vlerësohen”.

Ai tha se “deri sot, 651 procedime kriminale janë regjistruar sa i përket tradhtisë dhe aktiviteteve kolaboracioniste të punonjësve të Zyrës së Prokurorit, organeve të hetuesisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit”.

“Në veçanti, mbi 60 punonjës së Zyrës së Prokurorit dhe SBU-së gjenden në territoret e pushtuara dhe tani po punojnë kundër shtetit tonë”.

“Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit dhe lidhjet e regjistruara midis forcave të sigurisë së Ukrainës dhe shërbimeve të posaçme të Rusisë ngrenë pyetje serioze për udhëheqësit përkatës”.

“Secila nga këto pyetjeje do të marrë përgjigjen e duhur. Sot, unë kam vendosur të largojë prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.”

Detyrat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i janë dorëzuar Oleksiy Symonenko, thuhet në njërin prej dekreteve. Symonenko deri më tani ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm.

Bakanov, një mik dhe ish-partner biznesi i Zelenskyt, ka udhëhequr me SBU-në që prej gushtit të vitit 2019, ndërkaq Venediktova ishte bërë prokurore e Përgjithshme në mars të vitit 2020. As Zelensky, por as në dekretet e nënshkruara, nuk tregohet se kush do të marrë udhëheqjen e SBU-së./REL

 

Etiketa: Zelensky

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat arrijnë rekord sot dhe nesër

Java nis me temperatura të nxehta, si do të jetë moti sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com