GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kundër Ramës për amnistinë/ Ambasadorja paralajmëron: Shumë keq nëse…

17:09 - 09/11/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kundër Ramës për amnistinë/ Ambasadorja paralajmëron: Shumë keq nëse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka folur nga Korça për amnistinë fiskale duke kujtuar progres-raportin.

Ambasadorja tha se në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme.

Deklarata për amnistinë

Çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk do të heq dorë nga amnistia fiskale?

“Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar? Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? (pyet gazetarët) Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem. Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj.

Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”, tha ambasadorja në përgjigje të interesit të gazetarëve.

Qeveria nga ana tjetër vijon të mbrojë amnistinë fiskale pavarësisht kundërshtive të shumta të ndërkombëtareve.

Protesta dhe emigrimi i shqiptarëve

Ambasadorja franceze ka refuzuar të komentojë protestën e thirrur nga opozita, duke thënë se nuk do të përfshihet në çështjet e brendshme politike.

E pyetur “sa shqetësues është fenomeni i emigrimit nga kanali i La Manshit dhe a do të ketë ndonjë marrëveshje”, ajo u përgjigj:

“Përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi ajo ndan kufirin detar edhe me 3 vende të tjera (Belgjika, Holanda dhe Gjermania). Çështjet duhen trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe por edhe nga vendet e BE, është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo diskutohet vetëm në gjirin e një shteti siç është Anglia. Dua të theksoj se Franca është anëtare e Bashkimit Europian dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe. Ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE, kjo është situata, kjo është zgjidhja”.

Etiketa: ambasadorja francezeamnistia fiskaleEdi RamaKryesore1qeveria

Lajme të lidhura

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Para
“Ja çfarë më tha Ami”/ Ermal Mamaqi flet për sherrin me Iva Tiçon

“Ja çfarë më tha Ami”/ Ermal Mamaqi flet për sherrin me Iva Tiçon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në by-pass-in e autostradës...

Lexo më shumë
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com