Dinamo dhe Vllaznia kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në një duel që prodhoi çdo gjë. Të dyja skuadrat treguan kujdes, por goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 43’, me shkodranët që kaluan në avantazh me anë të Bismark.
Në pjesën e dytë, “Nëndetësja” kishte mundësinë të baraspeshonte sfidën, por Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53’.
Në pjesën e mbetur të lojës, kuqeblutë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Gurishtës në minutat e fundit, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 102′ nga Bregu, i cili kësaj radhe nuk gaboi nga pika e bardhë.
REZULTATI:
Dinamo 1-1 Vllaznia
Bregu (P) 90+12′ / Bismark 43’
gijotina.com/










Discussion about this post