GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kupa e Italisë, Italiano: Pres një paraqitje si ajo në Bazel, Interin e vëmë në vështirësi

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Kupa e Italisë, Italiano: Pres një paraqitje si ajo në Bazel, Interin e vëmë në vështirësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Romë gjithçka është gati për finalen e Kupës së Italisë. Në letër, Fiorentina luan rolin e humbësit ndaj Interit, por Vincenzo Italiano premton betejë. “Është krenari të jesh këtu për të luajtur në finale – shpjegoi trajneri – Ne duhet të ripropozojmë atë që na lejoi të arrijmë këtu, duke menduar vetëm për veten tonë, duke bërë gjithçka që është e mundur për ta vënë Interin në vështirësi”. “Ne kemi nevojë për një paraqitje superlative si në Bazel, dua të shoh përsëri të njëjtën performancë si në atë ndeshje – shtoi ai – Ne do të luajmë shanset tona. Kemi arritur deri këtu dhe do të përpiqemi t’i vëmë në vështirësi kundështarët tanë”.

 

Inter, pengesë e madhe

“Ne jemi shumë krenarë që kemi ardhur këtu sonte, të jemi nesër në fushë si dhe fakti që kemi takuar Presidentin e Republikës sot. Ka qenë një rrugëtim fantastik. Dhe nuk do të harrojmë finalen tjetër. Ne po përgatitemi të përballemi me finalistin në Champions League.

Na pret një pengesë shumë e vështirë, por jemi të qetë. Ne do të luajmë shanset tona. Kemi arritur deri këtu dhe do të përpiqemi t’i hapim “Nerazzurrëve” shumë punë. I vetmi frymëzim që marr nga ndeshjet e ligës kundër Interit është se ne kemi treguar se kemi armët për të “nervozuar” atë ekip.

Megjithatë, me një ndeshje të vetme, mendoj se do të jetë një histori tjetër. Ne i dimë karakteristikat e tyre dhe ata i dinë tonat, por menaxhimi dhe ecuria e ndeshjes do të jetë e ndryshme nga ndeshjet e ligës. Futbolli është plot me surpriza”.

 

Emocionet për finalen

“Dua të fokusohem në dy vitet e fundit. Gjithçka filloi në Moena dhe ka pasur një proces të jashtëzakonshëm rritjeje falë vullnetit të djemve. Ata kanë qenë të fokusuar dhe të gatshëm të dëgjojnë idetë e mia për të dalë nga momente më pak emocionuese.

Së bashku kemi arritur këtë kualifikim për në Evropë dhe kemi arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. E nisëm këtë sezon me synimin për t’i përmirësuar këto dy rezultate dhe ia dolëm. Kam punuar me të gjitha forcat, pasionin tim dhe dëshirën time, duke u përpjekur të ndaj gjithçka me djemtë.

Megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me arritjen në finale. Do të luajmë në dy finalet me besim në veten tonë. Duke filluar nga nesër, duke u përpjekur të japim gjithçka për të arritur diçka të jashtëzakonshme”.

 

Plani për finalen

“Dikush e imagjinon ndeshjen, por më pas çdo gjë mund të ndodhë në çdo ndeshje dhe strategjitë apo planet duhet të ndryshohen.

Kështu që unë preferoj të fokusohem te djemtë e mi dhe lojën tonë. Ne duhet të përsërisim atë që na ka sjellë këtu. Me cilësi. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të vënë në vështirësi Interin.

Duhet te luajmë një ndeshje te madhe superlative si ndaj Bazelit. Duhet te kalojmë përtej pengesave. Kundërshtari i nesërm do te jete një mal shumë i vështirë për t’u ngjitur. Dua të shoh të njëjtën përformancë si në Zvicër”.

 

Finalja mes “specialistëve”

“Përveç cilësisë së madhe të lojtarëve të Interit dhe kampionëve që ata kanë në fushë, ka edhe një trajner që di të shkojë shpesh në finale dhe që di gjithashtu t’i fitojë ato. Inzaghi është një specialist, nuk e fshehim dot.

Në finalet që kam luajtur deri tani kam kuptuar që nuk duhet të braktisësh kurrë besimin tënd. Çfarëdo që të ndodhë, do të duhet të përveshim mëngët dhe të përballemi me tre ndeshje të tjera shumë të rëndësishme, dy në kampionat dhe një në Conference League.

Nesër është një tjetër provë e shkëlqyer dhe një mundësi për të treguar cilësinë tonë dhe për të treguar se e meritojmë të luajmë këtë ndeshje”.

 

Shtytja e tifozëve

“Gjashtëmijë tifozët e djeshëm na dhanë optimizëm dhe pasion. Ata na kërkojnë të japim shpirtin, të djersijmë dhe të nderojmë këtë fanellë dhe historinë e klubit.

Mendoj se djemtë e kanë perceptuar dashurinë e tifozëve. Nesër me siguri ne do të shkojmë në fushë për të nderuar atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit”.

 

Dyshime në stërvitje

“Unë kam gjithmonë dyshime se si ta vë kundërshtarin në vështirësi. E lëre më kundër një ekipi të fortë si Interi. Të gjithë djemtë janë mirë. Ata e dëshmuan këtë në Bazel dhe në Torino.

Kam disa dyshime për ndonjë lojtar, por shpresoj se do të bëj zgjedhjet e duhura dhe kushdo që hyn do të japë gjithçka. Unë do të vendos nesër”.

 

Kushtet fizike të Amrabat dhe Gonzalez

“Ata janë mirë. Amrabatin e menaxhuam mirë, ne preferuam ta mbanim Nicon të qetë, sepse ai kishte dhënë shumë në Bazel. Ata të dy po punojnë shkëlqyeshëm.”

 

Jovic apo Cabral në sulm?

“Dëshiroj të nënvizoj faktin se të dy janë bërë të rëndësishëm për këtë ekip. Kemi arritur fitore, rezultate dhe vazhdimësi. Gjithashtu falë paraqitjes së tyre ne jemi këtu për të luajtur në këtë finale. Jovic dhe Cabral kanë treguar se mund të luajnë në finale. Të dy e dinë rëndësinë e ndeshjes. Fillimi nga minuta e parë apo gjatë ndeshjes nuk ndryshon asgjë. Pres sakrificë, ftohtësi dhe cinizëm. Jam i bindur që jemi në duar të mira”.

 

Saponara

“Pashë që ai qethi flokët. Ai është gati dhe i disponueshëm. Le të shpresojmë që edhe ai të japë më të mirën”.

 

Vizita në Quirinale

“Ishte një takim emocionues. Për mua ishte hera e parë përballë kreut të shtetit. Një eksperiencë vërtet e bukur”.

Takimi Fiorentina-Inter, luhet të mërkurën, në orën 21:00.

Etiketa: finaljafiorentinainterItalianoKupa e Italise

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Pas këtij studimi, nuk do dëshironi të jetoni vetëm

Pas këtij studimi, nuk do dëshironi të jetoni vetëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Sipas raportimeve, ndaj Gjylit është vendosur...

Lexo më shumë
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com