GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kupa e Shqipërisë/ Kryesuesit prekin çerekfinalet, eliminohet Dinamo

15:09 - 24/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kupa e Shqipërisë/ Kryesuesit prekin çerekfinalet, eliminohet Dinamo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Natyrisht po priteshin disa rezultate surprizë, por jo kur bëhet fjalë për kryesuesit e Superiores. Egnatia, Tirana e Partizani kanë arritur të bëjnë “detyrën”, në raundin e 1/8-ve, të Kupës së Shqipërisë, duke mundur kundërshtarët e tyre, për të avancuar në një fazë më të nxehtë të kompeticionit, ku natyrisht mund të rezervohen edhe përballje mes favoritëve.

Kështu, në “Selman Stërmasi”, “Bardheblutë” e Julian Ahmatajt kanë bërë detyrën ndaj dibranëve, të Korabit, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 3 me 0.

Fitorja mund të thuhet që u “vulos”, që në pjesën e parë të sfidës falë golave të Bruno Lulajt e Liridon Latifit, në minutat 28’ e 39’, ndërsa rezultatin e përgjithshëm e “hipotekoi” kapiteni, Erion Hoxhallari, në minutën e 47’.

Fitore të thellë pati edhe në “Arenën e Demave”, ku Partizani  i Orges Shehit mundi me rezultatin e thellë 3 me 1 fierakët e Apolonisë.

Për fitoren e Partizanit menduan Skuka, i cili shënon golin e tij të parë pas rikthimit, Hadroj e Mensah, të cilët gjetën rrjetën në minutat 56’, 65’ e 87’, ndërsa për miqtë fierakë golin e “nderit” e Romeo Harizaj, në minutën e 55’-të të përballjes.

Pastër fituan edhe “Rrogozhinasit” e Egnatias, me djemtë e Edlir Tetovës, ku në “Arena Egnatia” mundën Lushnjën, me rezultatin 2 me 0 pas golit të brazilianit Fernando, në sekondën e fundit të pjesës së parë dhe “bomberit”, Mario Gjata, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 83’-të, për të shënuar kështu në përballjen e dytë radhazi.

Në përballje të tjera, “Shijakasit” e Erzenit mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Ballshiotët” e Bylisit, pas golave të Amir Kahrimanovic e Redon Mihanës, në minutat 23’ e 28’, ndërsa për miqtë shënoi Kibe në të 75’-tën.

“Verilindorët” e Kukësit mposhtën “Verdheblutë” e Elbasanit falë një goli të Rashitit, në “frymën e fundit” të sfidës, ndërsa “Bardhezinjtë” e Laçit mposhtën me rezultatin minimal 1 me 0 “Nëndetësen Blu” të Dinamos falë një autogoli të të sapoafruarit në merkato, Stivian Janku.

Kështu, në raundin e radhës kalojnë skuadrat e Egnatias, Erzenit, Kukësit, Laçit, Partizanit e Tiranës, ndërsa për të plotësuar 8-shen çerek-finaliste do të duhet përfundimi i sfidave, të orës 17:00, Vllaznia-Flamurtari e Teuta-Skënderbeu, ku në rast fitoreje të “Kuqebluve” në “Loro Boriçi”, trofeu i Kupës së Shqipërisë qëndron në Kategorinë Superiore.

 

Etiketa: KupaPartizani

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
VIDEO/ Me kë do të doje të kaloje natën? Meri Shehu zbulon emrin

VIDEO/ Me kë do të doje të kaloje natën? Meri Shehu zbulon emrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com