GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kuqezinjtë, gati për të shkruar historinë përballë Spanjës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuqezinjtë, gati për të shkruar historinë përballë Spanjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Takim me historinë! Kështu mund të quhet sfida e së hënës për Shqipërinë, që do të kërkojë fitoren e kualifikimit për mes 16 më të mirave të Europës. Përballë do të jetë Spanja, një nga skuadrat më të mira në Botë. La Roja e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit B, por kjo gjë nuk e bën më pak të rrezikshme. Kuqezinjtë e dinë mirë se një fitore në këtë përballje do i përjetësonte ata në historinë europiane.

Në grupin e ferrit, Shqipëria ka treguar se ka petkun për t’u përballur si e barabartë pavarësisht çdo kundërshtari, qofshin këto dhe skuadra që kanë shkruar historinë në vitet e fundit, përballë Italisë kampione në fuqi, apo Kroacisë që në dy botëroret e fundit është renditur e dyta dhe e treta.

Të gjithë janë gati, Sylvinho i ka të gjithë në dispozicion, aty për të dhënë maksimumin kushdo që do të thirret në apel. Pak rëndësi ka se kush do të zbresë në fushë, e rëndësishme është që të gjithë kanë një qëllim, për të bërë ëndrrën e miliona shqiptarëve realitet, që për herë të parë të shkojmë aty ku pak vite më parë duket si një ëndërr e paarritshme. Nuk duhet harruar se falë këtyre djemve jemi këtu, duke përjetuar këto emocione, që janë unike e të papërsëritshme.

Në Dusseldorf e sigurt është që ngjyrat kuqezi do të jenë dominuese, si brenda dhe jashtë stadiumit. Tifozët Kuq e Zi, janë gati për të dhuruar përsëri spektakël,  e për të treguar se janë zemra dhe shpirti i kësaj skuadre.

Shqipëria është gati, për një ndeshje që vlen sa vetë historia, pasi një fitore do na jepte mundësinë që të tregojmë se ne nuk jemi më të vegjël, por jemi po aq të mëdhenj sa dashuria që kemi për ngjyrat tona të flamurit. Shqipëria është gati për takimin e saj me historinë.

Forca djema, ne jemi gjithmonë me ju!

Etiketa: Kryesore1kuqezispanjë

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Ra pa ndjenja në fushë, trajneri i Hungarisë tregon gjendjen e sulmuesit Varga

Ra pa ndjenja në fushë, trajneri i Hungarisë tregon gjendjen e sulmuesit Varga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com