GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Kuqezinjtë kthehen në Atdhe, Sylvinho: Mësuam shumë, jam ende pjesë e kombëtares

16:04 - 25/06/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuqezinjtë kthehen në Atdhe, Sylvinho: Mësuam shumë, jam ende pjesë e kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare është kthyer këtë të martë në Atdhe pas eliminimit nga Euro 2024. Për t’i pritur në aeroportin “Nënë Tereza” kishin shkuar tifozë dhe kamerat e televizioneve të ndryshme.

Trajneri Sylvinho foli për mediat pasi doli nga aeroporti. Ai u shpreh se kombëtarja u përball me lojtarë të nivelit më të lartë. Sipas trajnerit brazilian, Shqipëria ka mësuar shumë nga kjo eksperiencë.

“Duhet të kuptoni që është hera e dytë që jeni në një turne të tillë. Nuk ka qenë fare e lehtë. Jemi përballur me lojtarë të nivelit më të lartë. Kemi mësuar shumë. Të hysh kundër një Italie të fortë, Kroacisë së fortë, Spanjës shumë të fortë, kjo nuk ka çmim, është flori. Për futbollistët, për ne. Ishim në fushë me shumë lojtarë të rinj, ata janë impenjuar shumë. Kanë dhënë gjithë eksperiencën e tyre”, tha Sylvinho.

Tashmë sytë shkojnë drejt kualifikueseve për Botërorin ku Shqipëria nuk ka marrë asnjëherë pjesë.

“Kemi një rrugë të gjatë para, duhet të jemi të sinqertë. Kemi shumë lojtarë të rinj, rruga është e mirë edhe rruga e kombëtares shqiptare është e mirë. Ata e kanë prezantuar shumë mirë vendin, shumë lojtarë të mirë, kanë marrë eksperiencë, kështu që jemi ok”, tha ai.

Por vetë Sylvinho a do të qëndrojë në drejtimin e kombëtares? Trajneri thotë se është ende pjesë e skuadrës dhe se e ka për nder ta përfaqësojë vendin.

“Jam pjesë dhe kam 1 vit e gjysmë, po bëjmë një punë të mirë. Ne punojmë bashkë, asnjëherë vetëm. Ky vend është i jashtëzakonshëm, për mua është bukur të përfaqësoj këtë vend. I falenderoj të gjithë futbollistët”, tha Sylvinho.

Përveç trajnerit ka folur për mediat edhe ylli 21-vjeçar i Kombëtares dhe Beshiktashit, Ernest Muçi, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin për minutat e pakta në fushë. “Doja më shumë minuta. Ishte pak zhgënjyese që nuk morën një pikë me Spanjën. Çunat besuan deri në fund të gjithë dhe besoj se kjo eksperiencë do na vlejë. Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur edhe tifozët”, tha ai.

Për mediat nga Aeroporti i Rinasit foli edhe mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani. Lojtari nuk e fshehu zhgënjimin e eleminimit nga Kampionati Europian. Ai shtoi se ekipi meritonte fitoren me Kroacinë dhe tha se ndeshjen e djeshme me Spanjën mund të merrnim një pikë.

“Ishte ndjesi e mirë. Provuam të japim maksimumin. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike. Eksperienca do vazhdojë tutje dhe do përgatitemi për të ardhmen. Kemi dashur më shumë të kualifikohemi. Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër”, u shpreh.

Shqipëria u eliminua nga Euro 2024 pas humbjes nga Spanja me rezultatin minimal 0-1. Kuqezinjtë ishin në një grup të vështirë bashkë me Italinë dhe Kroacinë.

Etiketa: kombetarjaKryesore1Sylvinho

Lajme të lidhura

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Breaking Views

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Para
Sulmuesi i Realit në histori, thyen rekordin e Pele

Sulmuesi i Realit në histori, thyen rekordin e Pele

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com