GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kur arrestimet shiten si sukses…

12:50 - 15/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur arrestimet shiten si sukses…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ka një garë të ethshme brenda shumicës qeverisëse se kush do ta lavdërojë më shumë reformën në drejtësi. Edhe kur kapen, siç thonë në Kosovë “me pelë në dorë”, perla e radhës është: “ta lemë drejtësinë  të bëj punën e vet”. Edhe kur afera bën muuu- përgjigja është principiale: çdo njeri është i pafajshëm deri sa gjykata ta shpallë të fajshëm”.

Kulmi i ironisë është mburrja që “drejtësia po godet njerëz në pushtet”. Dhe çfarë njerëzish?! Aq shumë po lavdërohet në këtë drejtim “reforma në drejtësi”, sa duket se ministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorë e inspektorë të të gjitha rangjeve, kryebashkiak dhe nëpunës të çdo kategorie kanë marrë urdhër që të angazhohen me pasion se kush kryen aktin korruptiv më spektakolar, në mënyrë që drejtësia e re të nisë goditjen nga pushteti.

Në këtë pikë nuk është se nuk ka rezultate. Prej një dekade Shqipëria qëndron në vendnumëro ose bën hapa pas në renditjen antikorrupsion të Transparency International.

Por ky plan, që arrestimet e niveleve të larta i shet si sukses, ka një problem proporcionaliteti. Nëse aferat dhe skandalet nuk mungojnë në asnjë nivel, nëse korrupsioni është edhe kapilar edhe elitar, nëse ligjet me porosi janë dëshmi e kapjes së shtetit, në anën tjetër (të drejtësisë) kemi një problem të madh. Mungesë kapacitetesh.

Nëse çdo javë vendin e buletineve të inspektimeve të lavdishme të kantiereve, ku punohet ditë dhe natë, e zë skandali i radhës  duhet kujtuar që Shqipëria ka një numër të kufizuar prokurorësh, gjyqtarësh dhe … burgjesh. Nuk ka vend për të gjithë.

Në përpjekjet për të përsosur dhe thelluar artin e skandalit, janë harruar disa gjëra thelbësore të drejtësisë.

A nuk do të ishte një zgjidhje logjike që qeveritarët të përfshiheshin më pak në praktika korruptive dhe në vend të aferave të përqendrohen te nevojat e votuesve? Edhe lehtësohet drejtësia edhe “shërbëtorët” në pushtet i shërbejnë “padronëve” të tyre.

 

Etiketa: Arrestimetsukses

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Spanja kthen më në fund në Shqipëri zemrën e Saimir Sulës

Spanja kthen më në fund në Shqipëri zemrën e Saimir Sulës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com