GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kur budallallëku vërshon jashtë çantës

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Fotografia e një çante “Louis Vuitton” dizenjuar me flamurin kombëtar, deri më tani ka marrë në Facebook-un e kryeministrit rreth 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje. Numri i pëlqimeve në Instagram është edhe më i lartë (27225), pa përllogaritur këtu edhe bilancin e reagimeve nëpër platformat e tjera mediatike ku u pasqyrua.

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë që natyrisht zgjohen e ngrysen në profilin e KM, spikasin  kryebashkiakë apo edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, konsullata e përgjithshme e nderit Finlandë…

Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrelë, qendra shëndetësore nr.5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.

Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco apo patronazhisëve që dihet se gjenden “gati tu” kurdoherë pa lexuar atë çka shkruhet, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë, u prodhuan në korrik 2018 dhe këtë vit ky dizenjim feston 5 vjetorin. Fatkeqësisht kjo strategji nuk pati suksesin që menduan mjeshtrat e shtëpisë së modës. Megjithëse për kompaninë është një prudukt i vjetër, për ne është një delir i ri ku shumë as nuk e dinë as si zë fill kjo markë.

-Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.

-Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.

-Më 1992, LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.

-Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.

-Babai i LV ishte me profesion mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.

-Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e pare, iu desh të ecte 400 km në këmbë. (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)

Por le të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro. Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e shohin si problem që ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh, PS Mallakastër, PS Ndrq, PS Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!…

Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do të tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.

P.S. Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!

Etiketa: Budallallekucantevershon

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Shifrat për COVID19/ E konfirmon Ministria e Shëndetësisë: Ja sa të infektuar ka sot

Pandemia, 29 raste të reja në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com