GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kur cënohet mbrojtja kombëtare, nuk bëjnë derman as vibratorët

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri – Teksa imagjinata e opinionit publik bombardohej me lodra seksuale dhe fantazi fetish, dje sistemi i drejtësisë ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të dekadës së fundit, e ndoshta edhe shumë se kaq. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro preventive Bazën Detarë të Sarandës, të cilën qeveria e pati privatizuar në vitin 2020 duke e dhënë me qira tek shoqëritë Dulaku dhe Kastrati Group për të ndërtuar aty një port jahtesh dhe resort turistik.

Ndoshta të dy ngjarjet nuk janë pa lidhje. Mbase lajmi i parë u servir enkas për të sfumuar të dytin. Por kjo pak rëndësi ka. Thelbi është ky. Interesi i vibratorëve dhe kamzhikëve nuk shkon përtej atyre që i servirën apo i sajuan. Ndërsa vendimi i GJKKO-së ka të bëjë me interesin më madhor kombëtar.

Në vendim, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e arsyeton sekuestrimin e Bazës së Limionit me argumentin se privatizimi i saj ka cënuar operacionalitetin e Forcës Detare. E thënë më thjeshtë, Gjykata thotë se dhënia e bazës tek privatët ka cënuar kapacitetet e vendit për t’u mbrojtur në rast agresioni ushtarak.

Në rrafshin hierarkik, mbrojtja kombëtare është pa asnjë dyshim interesi publik më madhor, i cili prevalon mbi çdo gjë tjetër. Kur vendet përfshihen në konflikte të armatosura, operacionet e para luftarake janë gjithmonë ato që synojnë cënimin e kapaciteteve mbrojtëse të kundërshtarit. Pastaj ka dhe vende si Shqipëria, ku mbrojtja kombëtare nuk sabotohet nga armiku, por nga korrupsioni dhe babëzia. Pikërisht kjo e bën vendimin e djeshëm të GJKKO-së të një rëndësie të jashtëzakonshme. Por jo vetëm kjo. Problemi tjetër janë autorët.

Firmëtarët e privatizimit të Bazës së Sarandës sot janë zyrtarët më të lartë të shtetit. Ky vendim është firmosur nga ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që sot është President i Republikës, ish ministrja e Mbrotjes që sot është kryediplomatja e Shqipërisë, dhe komandanti i Flotës, që më pas mori dhe gradën Kundëradmiral. Sigurisht në fund është dhe qeveria, që miratoi kontratën me vendim të posaçëm.

Përvoja botërore ka treguar se kur korrupsioni hyn në ushtri dhe prek mbrojtjen kombëtare, ai nuk amnistohet asnjëherë. Shembuj për këtë ka gjithandej, përfshirë dhe vendet fqinje të Shqipërisë si Kroacia apo Greqia, ku aferat e korrupsionit në ushtri kanë çuar pas hekurave zyrtarët më të lartë të shtetit. Në rastin e Shqipërisë loja sapo ka filluar.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës ishte vetëm masa e sigurimit. Pra SPAK dhe GJKKO kanë dalë në përfundimin se privatizimi i Limionit ka cënuar mbrojtjen kombëtare dhe kanë vepruar për të mitiguar dëmin duke e vënë bazën në sekuestro. Tani fillon hetimi i procedurës, që çoi në këtë dëm.

Ne nuk e dimë nëse procesi hetimor për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës do të kërkojë fajësimin e Presidentit të Republikës apo marrjen si të pandehur të ministres së Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. Por sot dimë të sigurt këtë gjë. SPAK dhe GJKKO janë të bindur se veprimet e Presidentit, ministres së Jashtme dhe qeverisë në tërësi kanë cënuar mbrojtjen kombëtare.

Ky fakt dhe fakti tjetër se në këtë hetim janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit e bën hetimin për bazën e Sarandës çështjen me nxehtë të drejtësisë shqiptare. Një çështje, hetimi i së cilës ndoshta shtyhet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Tashmë hetimi i procedurës do të duhet të saktësojë se a ishte korrupsioni arsyeja që u sabotua mbrojtja kombëtare. Dhe në këtë valle, nuk bëjnë me derman as vibratorët.

Etiketa: klodian tomorri

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 1 të vrarë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 1 të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë
Aktualitet

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26

Studentë dhe aktivistë kanë protestuar në ambientet e QSUT në Tiranë, në momentin kur Kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për...

Lexo më shumë
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com