GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kur dëgjoj ndonjë derr ministri, ndonjë politikane sa një lopë… Unë e bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë!

17:25 - 15/07/22
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Distancohem si qytetar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Fuga

Unë e bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë! Nga një email, më ftojnë të shkoj në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike me deputetë atje, mbi reformën territoriale dhe administrative! Gjoja si ekspert!Unë iu përgjigjem publikisht : Refuzoj të marr pjesë; Unë e bojkotoj atë!

Sepse dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë opinionin publik se gjoja kanë dëgjuar dhe marrë pjesë ekspertë në reforma!  Unë ftoj për bojkot të gjithë ata që ftohen në këto paçavure dëgjesash! Pas përvojave që kam pasur, jo vetëm se të bëjnë budalla, por edhe të fyejnë, të përdorin, as ta venë veshin, madje edhe të dhunojnë psikologjikisht!

Kam kuptuar se të shkosh atje do të thotë ose të bësh qokë që ta kërkojnë, ose të jesh i shitur, ose të mos kuptosh se çfarë po bën!  Ftesa e tyre nuk shoqërohet me asnjë tematikë, me asnjë material paraprak të dërguar, me asnjë informacion mbi të drejtat e atyre si unë, që i kanë caktuar si figurantë!   Unë nuk vij, sepse bojkotoj!  Bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë për një mijë arsye!

Mbi të gjitha, sepse mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!  Keni vënë re ju atje edhe opozitarët: Gjithçka thonë, betohen e stërbetohen, por askush nga opozitarët nuk ka bythë të thotë: Duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohshme! Vendi është në krizë politike të rëndë!  Shumë të rëndë

Vidh të vjedhim!

Kur dëgjoj ndonjë goxha deputet, ndonjë derr ministri, ndonjë polikane sa një lopë që justifikojnë skemat e vjedhjeve, me dhjetëra e qindra, me idenë se ja çfarë t’i bëjmë vjedhjeve, ja ka hajdutë, ja ne i dimë, drejtësia i njeh prej kohe,  më vjen për të vjellë!  Për të vjellë, jo për të vjedhur!  Ejjjjjjjj, kanë vjedhur kompani që marrin lekë publike, ejjjj dëgjoni, nuk ka vjedhur shitësi i akullores duke hedh ujë në vend të qumështit!  Këta po fryhen me paratë tona, publike, taksat, borxhet që marrin në emrin tonë, ndihmat që vijnë për ne!

Por kush ka surrat nga këta t’i thotë më shqiptarëve :

Mos vidhni!

Mos ikni nga sytë këmbët!

Mos tejkaloni shpejtësinë e lejuar!

Këtyre më e pakta është që t’u thuash : o idiotë!

Dhe unë që u zura dy orë e gjysmë me një student të ngratë sepse gjeta se në provim kishte ca copa kopjimi !!!!

Dhe ai që më shihte me ca sy të qeshur sikur më thoshte: Ore gomar je ti, këtu po vjedhin edhe të vdekurit, miliona, ti kruhesh me mua për dy fjali!  O pikaaaaaaaaa, ku kemi arritur, thuaj! Shkrihesh gazit kur bëjnë edhe dëgjesa në komisionet parlamentare palé!  hahahahahahahaha!

Etiketa: Artan Fugadeputet derkryesore2kuvendOpinionopinonpolitikane lopa

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Dokumentet/ Vendimi me shkrim dore, si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë

Dokumentet/ Vendimi me shkrim dore, si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com