GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Kur duhet të vendoset pema e Krishtlindjes? Teologu: Ylli simbol satanist, pema pagane

në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur duhet të vendoset pema e Krishtlindjes? Teologu: Ylli simbol satanist, pema pagane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pema e Krishtlindjes duhet të vendoset në datën 6 dhjetor dhe të hiqet në 6 janar. Kështu u shpreh teologu Miron Çako duke u dhënë përgjigje atyre që e kanë vendosur më herët apo nuk e kanë vendosur ende. Në një lidhje me emisionin “Dita Jonë” në “A2 CNN”, ai tha se pema nuk është simbolikë autentike e krishtlindjes, por një simbol pagan që ka ardhur në Evropë në  shekullin 16 nga Martin Luteri. Sipas tij simboli i Krishtlindjes është grazhdi.

“Ne presim Krishtlindjen që është lindja e Krishtit dhe që është festë fetare me simbolikat e veta. Pema nuk është simbolikë autentike e krishtlindjes, është simbol pagan, i vjetër që ka ardhur në Evropë shekullin 16 nga Martin Luteri u vendos si simbol i krishtlindjes, u përhap në Evropë në SHBA e Australi. Kisha katolike e ka vendosur në 1982, dhe  ka hyrë edhe tek ne. Nuk është kjo simbolika e Krishtlindja. Për ne të krishterët ka qenë improvizimi i vendi ku lindi Krishti në një grazhd. Simbolika e krishterë vendoset në mbrëmjen e 6 dhjetorit se ne ortodokset festojmë Shën Nikollën, i cili ishte shumë bujar dhe tradita ishte që në ditën e Shën Nikollit ndaheshin dhurata te fëmijët. Kisha na nxit; përgatitni Betlehemin, përgatitni grazhdin dhe të krishterët marrin indicie të arredojnë me simbolikat e krishtera, që është grazhdi, mund të vendosim edhe pemën por ne i vëmë shenjën e Krishtit që është kryqi”.

Teologu thekson gjithashtu se simbol për të krishterët në pemë është kryqi dhe jo ylli mes 5 cepa, që sipas tij është një simbol okult dhe satanist.

“Vendosja e pemës më herët nuk vjen nga ndjesia fetare, është padurimi për të arritur festën, por njeriu duhet të gëzojë me mendim, jo thjesht me instinkt apo konceptin materialist. Simbolika shpreh një doktrinë dhe çfarë kuptimi kanë simbolikat? Për krishtlindjen është grazhdi, mund të përdorim edhe pemë, por duhet të kenë shenjën e kryqit. Simboli i yllit me pesë cepa na kujton komunizmin ateizmin. Jo më kot komunizmi kishte marrë yllin si simbol të diellit, është simbol i diellit që okultizmi sot e shikon si njeriun perëndi ose të satanait. Është simbol okultist, satanist që mbajnë dhe grupet sataniste. Nuk ka lidhje me yllin e Betlehemit. Një yll është shenjë krishtlindje, por jo ylli me 5 cepa se është simbol okulist ose i lashtë kur njerëzit adhuronin diellin”.

Kremtimi i Krishtlindjes më datën 25 dhjetor për teologun është një datë e unifikuar që ka të bëjë me ngjarjen.

“Edhe krishtlindja që kremtohet më 25 dhjetor nuk është thjesht ditë kalendarike e lindjes së Krishtit. Ka pasur kalendarë të ndryshëm dhe për ti unifikuar të gjithë, kisha vendosi 25 dhjetorin  për të festuar lindjen e Krishtit në shekullin e katërt. Krishti quhet dielli mendor ose i drejtësisë.  Njerëzit bien në paganizëm janë të prirur nga pema, dritat të cilat janë reminishencë e paganizmit, ateizmit dhe komunizmit që e quajti pemën e vitit të ri”.

Ai thotë Krishtlindja është kthyer në një festë komerciale që është në antitezë me Krishtin. Dhurata duhet të shpërndahen në ditën e vendosjes së pemës, ndërsa të krishterët mbajnë 40 ditë kreshmë.

“Mendonin se pemët kishin fuqi mitike i shihnin si pjesë e zotave. Krishtlindja është bërë një nga festat komerciale shpenzime të kota që bien në antitezë me atë që ka ditën e lindjes. Krishti lindi në varfëri ekstreme Krishti thotë lum të varfrit se e tyre është mbretëria e qiejve. Dita 6 dhjetor ka qenë dita e ndarjes së dhuratave. Ne mbajmë kreshmë nga data 15 nëntor deri në 25 dhjetor dhe shkojmë e rrëfejmë mëkatet tona dhe kjo është dhurata që i japim Krishtit dhe kjo na bashkon me Zotit. Tradita është që fillon në 6 dhjetor dhe mbaron në 6 janar me ditën e ujit të bekuar. Njerëzit duhet të dinë përmbajtjen”.

Etiketa: KrishtlindjeMiron Çako

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën muajt e ardhshëm

Vuçiç: Sa të jem President, Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com