GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kur kam qenë grek unë këtu, ti …”, Bido-minoritarëve: Beleri bëri fushatë të mirë, por…

22:33 - 29/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kur kam qenë grek unë këtu, ti …”, Bido-minoritarëve: Beleri bëri fushatë të mirë, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardit Bido, autor i librit “Beteja për 20%- Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol e Himarë”, ka zhvilluar një debat me anëtarë të minoritetit në Himarë.

Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, i cili po zhvillohet së fundmi, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur.

Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census.

Debati ka kaluar te kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, me një nga qytetarët që i ka thënë Bidos ta pyesë Belerin nëse është grek apo jo.

Bido është shprehur se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që implikon se ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Pjesë nga debati:

Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.

Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.

Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.

Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.

Bido: “Kur kam qenbIndividi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.

E dyta, Beleri ka deklaruar që pret censusin që të deklarohen mbi 20% grekë. Nëse shifra del mbi 20% unë nuk do flisja. Ai ka deklaruar një shifër të rreme dhe ndaj flas. Ai ka deklaruar vetë, është me video. Ai tha se në një fshat këtu poshtë do të ndërhyjë në shtetin grek që të japë të njëjtat benefite për banorët e kësaj zone, pra përfshirë pasaporta, bursa në universitete greke shtetërore…

Është e pamundur që të dalë 90% e popullsisë greke në Himarë. Identiteti nuk ndryshon, nëse të detyrojnë ta thuash ndryshe sërish mbetesh ai që je. Unë do ta mbushja këtë sallë plot vetëm me krushqit e mi nga Piluri. Më vjen mirë që kanë ardhur himariotë, etj. Më vjen mirë që erdhët.

Etiketa: bidoDebatiminoritare

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
“Keni nevojë për ndryshim”, parashikimi për 12 shenjat e horoskopit

Horoskopi i nëntorit për secilën shenjë. Këshillat e muajit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com