GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

15:37 - 29/03/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te çështja e inceneratorëve, sterilizimit, drejtuesit të Autoritetit Rrugor dhe te arrestimet e fundit në radhët e ish-drejtuesve të Bashkisë Tiranë, është rasti kur funksioni i shtetit kryhet nga krimi dhe administrata vihet në shërbim të tij.

Te inceneratorët pamë se si në vend të shtetit, dokumentat, vlerësimet, shkresa dhe përgjigje, prodhoheshin nga kompjuterat e kompanisë së Klodian Zotos. Në rastin e kompanisë “5 D Konstruksion”, siç njoftohet nga SPAK, vlerësimin në tendera e kanë bërë vetë punonjës të firmës fituese me pronarë ‘de facto’ drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Ajo që ka kaluar çdo imagjinatë është se dhe user-at e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave i jepeshin administratorit të kompanisë fituese që të bënte shpalljen e vetes fitues.

Mendoj se po të hetohet më tej, shkelje dhe konflikt interesi do të gjendet dhe në të paktën 6 procedura të tjera ku autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë, e cila përfaqësohet nga kryetari i saj. Shkelje besoj se gjenden dhe te kontrata të tjera, me OSHEE-në, Ujësjellësin e Durrësit apo dhe drejtuesin aktual të Ujësjellësit të Tiranës që ka dhënë disa kontrata për këtë kompani.

Nëse hetimet do të ndjekin edhe qindarkën e fundit, nuk besoj se shpëtojnë dot dhe dhjetra kompani që kanë patur “5 D Konstruksion” si nënkontraktore, apo dhe sipërmarrësit e mëdhenj që kanë qënë në shumë raste bashkëpërfitues në këto tendera si bashkim operatorësh.

Nga rrjeta nuk do të shpëtonin as antarët e njësisë që hartojnë specifikimet teknike, vlerësuesit, antarët e komisionit të ankimimit dhe ata të monitorimit të kontratave. Do të duhej të shihej dhe cilësia e auditit të brendshëm, inspektimit financiar që bën Ministria e Financave, auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, zyra e ‘bilbilfryrësve’ e deri të audituesi i jashtëm i pasqyrave financiare në rastet kur autoritetet kontraktore janë entite tregtare.

Nga ajo që kemi parë deri tani, kemi kuptuar se të vetmit që kanë denoncuar këtë skemë janë gazetarët dhe kandidati për kryetar bashkie i PD-së Belind Këllici.

Në literaturën botërore korrupsioni ndahet në tre nivele: personal, profesional dhe i organizuar. Kur të tre nivelet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe hallkat institucionale të auditimit dhe kontrollit dështojnë, korrupsioni klasifikohet si një problem sistemik.

Ndaj pyetja që lind në këtë pikë është se sa mundet dot që 19 prokurorë të vetëm, edhe sikur të kenë vullnet, të bëjnë punën e mijëra nëpunësve për të mundur një sistem të tërë?

/Marrë nga “Facebook-u” i autores/

Etiketa: korrupsioniOla Xama

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Pështyrësit dhe ligji

Pështyrësit dhe ligji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare
Aktualitet

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare

19:00 - 25/12/25

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork...

Lexo më shumë
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO)

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO)

18:45 - 25/12/25
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës

17:59 - 25/12/25
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com