GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kur ngul këmbë si… qeveria!

22:13 - 05/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi 

Nuk ka mbetur aktor i interesuar që të mos shprehë shqetësim dhe të mos prononcohet kundër amnistisë fiskale. Biznesi kundër. BE kundër. Partnerët kundër. Sot në ditën e hapjes së punimeve të sesionit të ri parlamentar, na thuhet se: Amnistia fiskale është prioritet.

Nëse kjo bëhet thjesht për të folur për këtë marrëzi dhe për të mos folur për krizën, për të rinjtë që largohen, për energjinë, për çmimet e rritura, për inflacionin, për incineratorët, për … gjysma e së keqes. Por nëse vërtet duan t’i shkojnë marrëzisë deri në fund, kjo është një llogari tjetër.

Nuk mungojnë paratë. Bankat po përmbyten nga paraja. Nuk mungojnë paratë, por mungon konkurrenca, mungojnë rregullat e qarta të lojës, mungon drejtësia, dhe janë me tepri ligje që bëhen në favor të 2 apo 12 personave.

Emigrantët nuk kanë miliona të padeklaruara. Supozojmë se disa kanë. Si do t’i sjellin në Shqipëri? Pastrimi i parave në Shqipëri nuk ka qenë kurrë problem. Mjaft të ngresh pak kokën dhe të shohësh sot ndërtimet dhe nesër kazinotë dhe lojërat e fatit.

Po atëherë çfarë është kjo këmbëngulje që ja kalon mushkës për amnistinë fiskale? Dhe nuk është e vetmja çështje ku ne që kemi dekada që zvarritemi në derën e BE-së i biem ndesh BE-së. Merr çështjen e  “pasaportave të arta”. Dërgojnë letër zyrtarisht nga Brukseli dhe shprehin shqetësim. Asnjë reagim për të qenë. Flasin hapur. Asnjë reagim. Ngrenë zëri dhe sërish kokëfortësi. Çfarë duam të tregojmë me këtë kokëfortësi?

Që nuk pyesim për askënd? Nëse ka argumenta në favor të pasaportave të arta apo amnistisë fiskale le t’i thotë qeveria dhe nëse argumentat e saj janë më të forta se shqetësimet e vendeve mike atëherë të rreshtohemi krah qeverisë.  Por nëse “argument” është fakti që në shakanë e quajtur “konsultim kombëtar” njerëzit kanë qenë dakord për “amnistinë fiskale”, për “Ballkanin e Hapur” apo për “dënimin e gjyqtarëve” atëherë duhet thënë me gojën plot, pa u drojtur aspak se qeveria ka aftësinë të të “lerë pa tekst”.

Mbase ka ardhur dita që shprehja ngul këmbë si mushka të zëvëndësohet me “ngul këmbë si…qeveria.”

 

Etiketa: kembeLutfi Dervishiqeveria

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Burri dhunon gruan në mes të Ersekës (Video)

Burri dhunon gruan në mes të Ersekës (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com