GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kur revoltohen këta me vulë

17:15 - 15/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Debilizimi i debatit publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati – Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t’i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç’virus absurd tenton të infektohet debati publik.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë ende kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

Pra e gjithë revolta e sotme e “PD” me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë atë si e “shkuara e pakthyeshme”.

Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël që kërkon eleminojë Alibeajn për llogari të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i tretë si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE.

Situata bëhet më komike po të mendosh se bataretë vijnë nga ata që përfitojnë nga zemërgjerësia e Lindita Nikollës dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën. Fabula e atyre që i janë vërsulur kryekomisionerit të zgjedhjeve i ngjan asaj të hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.

Denoncimi i kësaj sjelljeje skizofrenike nuk ka lidhje fare, as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit, që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar.

Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve të cilët qytetarët i votuan si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes. Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë kryegjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.

Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, aty po ushtojnë krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje hipokrite. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s’mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.

Është po ai grupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit.

Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i paskan kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, pasi kështu ndodh në një vend ku ka humbur turpi i të ndierit qesharak.

Etiketa: Andi BushatiPDvule

Lajme të lidhura

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Para
‘Denigrove gjitha nënat’, debat i fortë mes banorëve e Kristit

‘Denigrove gjitha nënat’, debat i fortë mes banorëve e Kristit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërdorim detyre, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë!
Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri)

14:02 - 31/12/25

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë, i dyshuar për...

Lexo më shumë
Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë

13:48 - 31/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Banorët e Postribës çojnë në SPAK Ballukun: Na është ndotur uji nga gurorja

13:14 - 31/12/25
Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri

Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri

12:57 - 31/12/25
FOTOLAJM/ Zgjedhjet për kryetar të komunave në Kosovë, qytetari “voton” Rey Manajn!

Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare

12:47 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com