GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kur Shqipëria Vendos të Lirojë të Përjetshmit… dhe Na e Shet si Reformë!

16:20 - 25/07/25
në Breaking Views, Editorial, Kryesore2, OP-ED, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur Shqipëria Vendos të Lirojë të Përjetshmit… dhe Na e Shet si Reformë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një qeveri që nuk mban përgjegjësi për asgjë, që fshihet pas ekspertëve kur vjen puna për të justifikuar marrëzi të rrezikshme, të vendosë të hapë derën e burgut… për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Po, lexuat drejt: kriminelë të dënuar përjetë, për vepra që tronditin ndërgjegjen njerëzore – vrasës serialë, përdhunues, autorë masakrash – tani do të kenë mundësinë të dalin më herët nga burgu, me kusht. Dhe këtë ide absurde, këtë turp ligjor e moral, po na e shesin si një hap “progresiv”, si një ide “guximtare” që synon rehabilitimin dhe paqen sociale.

E gjitha vjen në kuadër të draftit të ri të Kodit Penal, ku Arben Rakipi, drejtues i grupit të punës, bën sikur po shpik rrotën e drejtësisë humane. Me një fjalor të lëmuar dhe një retorikë që lë të kuptohet se kriminelët thjesht kanë pasur një ditë të keqe, Rakipi propozon që edhe ata që janë dënuar përjetë të mund të përfitojnë nga lirimi me kusht.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që zakonisht del krah sukseseve të “reformës në drejtësi”, tani na thotë se s’ka lidhje me këtë draft. Thjesht e ka organizuar. Zero përgjegjësi, por 100% pjesëmarrje në lojën e sapunit që na e shesin për djathë.

Këtu nuk bëhet fjalë për një amendim teknik apo përmirësim të sistemit. Jo. Këtu kemi të bëjmë me një rishikim të frikshëm të kontratës sociale, ku dënimi për krimet më të rënda relativizohet, zbutet, negocionet si të ishte një dënim për parkim të gabuar.

Dhe ndërkohë që në botë shtohen mekanizmat për të parandaluar përsëritjen e krimeve të rënda, në Shqipëri diskutohet për dalje të hershme nga burgu për kriminelët më të rrezikshëm. Kjo është jo vetëm e turpshme, por e rrezikshme për sigurinë publike dhe respektin ndaj viktimave.

Po çfarë mesazhi u jepet qytetarëve? Se nëse një ditë shpërthen në dhunë, vret apo masakron, s’ka gjë – ka gjithmonë një mundësi për të dalë. Sepse Shqipëria “beson te rehabilitimi”. Jo te drejtësia. Jo te ndëshkimi. Por te një iluzion utopik që përdoret si mbulesë për lëshime të papërgjegjshme.

Ironikisht, po të jesh një qytetar i zakonshëm që harron të paguajë taksën në kohë, ligji të ndjek për evazion. Po të jesh një administrator që shkel ligjin – të jepet një shans i dytë, ndoshta edhe i tretë. Po të jesh një zyrtar i korruptuar, mos u shqetëso – mund të ndëshkohesh me dënim plotësues, jo me burg.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një deformim i thellë i sistemit penal, një relativizim i përgjegjësisë që i hap rrugën mosndëshkimit sistematik – që në thelb, shërben vetëm një kaste që do të mbrojë veten dhe të vetët.

Në vend që shteti të forcojë ndëshkimin për ata që kërcënojnë shoqërinë, ai zgjedh të zbusë frerët për kriminelët më të egër, të ulë dënimet për të korruptuarit, dhe të transferojë përgjegjësinë nga Prokuroria te administrata tatimore.

Përfundimisht: këto nuk janë reforma. Janë amnisti të kamufluara. Dhe shqiptarëve po u kërkohet ta pranojnë këtë si diçka normale, madje si përparim. Kjo është poshtëruese. Për viktimat, për qytetarët, për çdo njeri që beson ende te drejtësia dhe siguria.

Në një vend ku krimi dhe korrupsioni nuk kanë ndalur për një dekadë, shpresa e vetme ka mbetur që dënimi të jetë i pakthyeshëm për të paqetueshmit. Në vend të kësaj, po shohim hapjen e burgjeve për “të përjetshmit”.

Vetëm në Shqipëri. Dhe vetëm një klasë politike si kjo do të kishte guximin ta quanin këtë “propozim të guximshëm”.

Etiketa: dënim i përjetshëm

Lajme të lidhura

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë
Aktualitet

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
Para
“Kur u lidha në telefon, dëgjova një zë…”, rrëfimi i Kristiolës, vajzës së madhe të familjes Rama

“Kur u lidha në telefon, dëgjova një zë…”, rrëfimi i Kristiolës, vajzës së madhe të familjes Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com