GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kur shqiptarët mbrojnë interesat e Serbisë

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Ndoshta ky është rezultati ynë më i madh që kemi arritur, ku ADN e shqiptarizmit është tretur në avujt e drogës dhe aventurizmit, të vetë-dashurisë dhe protagonizmit të historisë.

Paraqitja e projektit të Edi Ramës në Bruksel për një zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi është pjesa tragji-komike e një skenari të shkruar në kafe në Novi-Sad dhe aleancës së dy miqve që do të sundonin Ballkanin për një kohë të gjatë duke shuar konfliktet etnike, kundërshtitë, duke falur krimet dhe genocidin e bërë ndaj popujve të tjerë. Për më tepër kur shqiptari – kryeministër mund të pranojë me lehtësi të mbrojë dhe interesat serbe, kundër interesave të kombit të tij.

Projekti i Ramës për një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, kur Kosova është e aftë të mbrojë sovranitetin e saj, nuk është një lajthitje e radhës nga mosdija e tij. Ai përfaqëson interesat e grupimeve politike që duan të bëjnë një kompromis në Ballkan duke përdorur Kosovën për të ribërë historinë dhe rikthyer ‘dinjitetin’ e nacionalistëve serbë që kërkojnë me ngulm që nga Kosova ata duhet të dalin me një situatë win-win.

Projekti i Ramës nuk është projekti i Kosovës dhe Albin Kurtit. Ndryshe nga Rama që vetë-ofrohet për çdo gjë, Kurti me zgjuarsi nuk ka pranuar asociacionin etnik si model në Kosovë. Kjo politikë e zgjuar negocimi i thotë komunitetit ndërkombëtar se ju po shkelni vetë projektet e tuaja për Kosovën si një vend i lirë, demokratik, dhe multi-etnik. Modeli i shoqërive multi-etnike në Ballkan ishte siguria për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, në kushtet e përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe provokimeve që mund të vinin nga Rusia. Rënia e parimit të shoqërive multi-etnike dhe kërkesa e projekteve ruse-serbe për ta riprojektuar Ballkanin në linja të pastra etnike prish gjithë filozofinë dhe parimet perëndimore për ndarjen e ish-Jugosllavisë. Duket që ideja e Serbisë së Madhe të Vuçiç, e ardhur si nga projekti i ndarjes së kufijve apo Ballkani i Hapur, kërkojnë me çdo kusht ta rikthejë Jugosllavinë e re. Dhe kjo nëpërmjet shqiptarëve renegatë që interesat e kombeve i kthejnë në interesa të xhepit dhe pushteteve të tyre. Kundërshtimi i Kurtit në parim për modelin e propozuar është jo vetëm mbrojtje e sovranitetit të Kosovës por edhe një kambanë alarmi për ndërkombëtarët që po kundërshtojnë veten e tyre për të përkëdhelur nacionalistët e Vuçiç. Në argumentimin e tij Kurti mund të kërkojë që edhe marrëveshja e Ahtisaarit dhe dhënia e 20 vendeve në Kuvendin e Kosovës për minoritetet të rishqyrtohen. Por këtë politikë të hollë dhe bindëse të Kurtit, që Vuçiç nuk ka argument ta përballojë, e hedh poshtë Rama për tu paraqitur si përfaqësuesi i gjithë shqiptarëve dhe kampioni i paqes në Balkan.

Për Vuçiçin dhe grupin e interesit të Soros për Ballkanin kjo është zgjidhja më e mirë e servirur për perëndimorët. Vetë Shqiptarët mbrojnë interesat e Serbisë! Projekti i Ramës nuk ka rëndësi se cfarë përmban por prezenca e tij është e rëndësishme për të dhënë një zgjidhje alternative kundër interesave të shqiptarëve.

Faleminderit Edi për kontributin!

Etiketa: Agim NeshoOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Të tjerë VIP po kurorëzojnë lidhjet e tyre, “POT” ishte në dasmën e Kleas dhe Elgit

Të tjerë VIP po kurorëzojnë lidhjet e tyre, “POT” ishte në dasmën e Kleas dhe Elgit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com