GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të ndikojë legalizmi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendëshëm Bruto?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Që turistët mund të shërbejne edhe për qëllime propagandistike, kjo nuk është gjë e re.

Historia na tregon se udhëheqësit autokratë shquhen për këtë.

Përshembull Nazistët mirëpritën turistë në Rajhut të Tretë, duke mbuluar përgatitjet e tyre për luftë me përshtypjet sipërfaqësore por pozitive të turistëve.

Ndërkohë që përgatitjet ushtarake të Hitlerit ishin të plota, ” perceptimi i turistëve të huaj se Gjermania naziste nuk përbënte asnjë kërcënim për paqen botërore ishte jetike”- shkruan historiania Kristin Semmens. Për Goebbels-in, shefin e propagandës naziste pritja e turistëve ishte “paqja në kuptimin më të pastër të saj”.

Edhe për Frankon e Spanjës , turizmi ishte “një formë efektive e propagandës” që mund të demonstronte “legjitimitetin e Spanjës si model ekonomik edhe shoqëror.” Turistët ishin një mundësi e mirë për të propaganduar “përparimin, rendin dhe qetësinë e Spanjës së Frankos”.

Madje udhëheqësit autokratikë nuk nguruan të përdorin emra të njohur si promovues për vendet e tyre.

Eshtë e njohur përpjekja e udhëheqësve sovjetikë për ti kthyer turistët në avokatë.

Shkrimtarë simpatikë, intelektualë dhe bashkëudhëtarë të tjerë të njohur botërisht janë pritur e nderuar në Moskë nga Stalini.

Një listë njerzish të ndritur nga George Bernard Shaw dhe H. G. Wells te Pablo Neruda dhe W. E. B. DuBois – nuk nguruan ti kthenin kënaqësinë Stalinit duke e lavderuar diktatorin dhe sistemin e tij.

Një mënyrë tjetër e përdorur nga autokratët për të promovuar vendin edhe për të treguar respektin që bota ka ndaj tyre edhe vendit është duke organizuar samite. Putin shpenzoi pothuajse 400 milionë dollarë për kryesimin e takimit të G8 të vitit 2006 në St. burg.

Rezultatet e ketij samiti mahnitën drejtuesit e televizioneve ruse të kontrolluara nga shteti.

“Ky Samit ishte më i rëndësishmi i mbajtur në Rusi që nga koha kur Stalini, Churchilli dhe Roosevelti u takuan në Jaltë, deklaronte Channel One.

“Është Rusia ajo që po vendos axhendën ekonomike të G8,” proklamohej në NTV.97

Nazarbayev po ashtu loboi fort që Kazakistani të kryesonte Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europiane OSBE edhe ja arriti. Ai më pas e përdori këtë si një konfirmim duke ju thenë një turme studentësh dhe punëtorësh në vitin 2008 se “Arritjet tona po njihen në mbarë botën.”

Thënë shkurt, shpesh me anë të fushatave të promovimit të vendit, apo përdorimit te njerzve të famshëm për ta bërë ketë më shumë se ekonominë edhe vendin udhëheqësit autokratë përpiqen të promovojnë imazhin e tyre “pozitiv” në botë!

Megjithëse teknikat e promovimit duken të njejta, me këto rreshta nuk dua të them që ky është qëllimi edhe brand-it tonë ndërkombëtar, por historia që përsëritet ngre dyshime të forta edhe të arsyeshme.

Leximi nën lentet e historisë nuk është premtues por koha padyshim do ta tregojë!

Etiketa: beqirajpropagandeturizmi

Lajme të lidhura

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Para
Gjykata Europiane vendos kundër Turqisë, mësuesi u dënua vetëm për…

Gjykata Europiane vendos kundër Turqisë, mësuesi u dënua vetëm për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com