GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kurat natyrale për të zhdukur kollën dhe qetësuar fytin

08:29 - 20/02/24
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurat natyrale për të zhdukur kollën dhe qetësuar fytin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë, sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.

Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë. Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tri lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe i zieni së bashku.

Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përzijeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike. Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë

Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të treja së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese. Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni. Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe pijeni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm.

Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës. Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe zieni në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë. Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet. Përgatisni lëng të freskët karote duke shtrydhur katër karota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë. Kjo bimë që njihet edhe me emrin Likuiricia lufton kollën sepse zbut sekrecionet dhe ofron qetësim nga spazmat e bronshitit. Mjaftojnë dy lugë çaji nga lëngu i jamballit në ujë të ngrohtë.

Etiketa: fytiirritimKollakura

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para

Kërcënoi me sëpatë familjarët, prangoset 46-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i...

Lexo më shumë
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com