GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kurseni energjinë”, Rama paralajmëron dimër sfidues për shqiptarët

17:11 - 03/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kurseni energjinë”, Rama paralajmëron dimër sfidues për shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në dorëzimin e çelësave për apartamentet e ndërtuara në Golem pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Teksa bëri me dije se në Kavajë janë strehuar 22 familje që humbën strehën nga tërmeti, Rama u ndal edhe te kriza energjitike.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energji në mënyrë që kriza të përballohet me sukses. Kryeministri theksoi edhe një herë se nuk do të preket çmimi i energjisë, por mundësia për tu vendosur fasha mbi 800 KË në nëntor është e hapur.

Rama: Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël.

Kjo ka rolin e vet në frenimin e inflacionit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi i vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë.

Janë dy anë të një rrugë shumë delikate. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundemi, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nëse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800kËh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve. Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve.

Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të energjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë dhe aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë. Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës.

Etiketa: Kavajëkurseni energjineRama

Lajme të lidhura

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25
Berisha: Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’
Aktualitet

Berisha: Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

16:32 - 31/12/25
Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë
Aktualitet

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

16:14 - 31/12/25
Para
“Shumica e pasurisë së tij vjen nga…”/ SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës

“Shumica e pasurisë së tij vjen nga...”/ SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj

11:00 - 01/01/26

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e...

Lexo më shumë
Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi

Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi

10:54 - 01/01/26
Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25
Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com