GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kursi praktik për pilot, Ministri Peleshi: Pas 15 vjetësh po i nxjerrim vetë

11:27 - 22/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Kursi praktik për pilot, Ministri Peleshi: Pas 15 vjetësh po i nxjerrim vetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

12 nëntogerë kanë filluar kursin praktik për t’u bërë pilotë ushtarakë të Shqipërisë. Pas 15 vitesh vendi ynë do të mund të nxjerrë pilotë të këtij niveli falë kursit të mbështetur nga vendet partnere.

Në fluturimin e parë praktik i pranishëm ka qenë dhe vetë ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi i cili tha se tashmë Shqipëria me kapacitetet e saj po nxjerr pilotë të rinj.

Ai vuri theksin edhe tek përmirësimi i infrastrukturës sipas tv cilit po punohet edhe për gatishmërinë e helikopterëve.

Peleshi tha se është një mundësi shumë e mirë të studiosh pranë Akademisë së Forcave të Armatosura sipas të cilit është nga mundësitë më të mira në treg.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Kursantët për pilotë nisin praktikën fluturuese, Peleshi: Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona, AFA zgjedhja më e mirë për maturantët

22 korrik 2021

Dymbëdhjetë nëntogerë të cilët po ndjekin kursin e pilotit ushtarak në Bazën Ajrore të Farkës nisën praktikën fluturuese me helikopterët që shërbejnë për procesin mësimor.
Kadetët nisën praktikën fluturuese pas përfundimit me sukses të fazës teorike.
Në fluturimin e parë të kadetëve ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj.
Ministri Peleshi e konsideroi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe krahas rritjes së kapaciteteve njerëzore, vuri theksin edhe te rritja e kapaciteteve të mjeteve fluturuese. “ Për ne është shumë e rëndësishme pasi pas 15 vitesh po prodhojmë vetë, me kapacitetet tona pilotët e rinj. Me kosto të larta, me kontributin dhe mbështetjen e vendeve të tjera partnere, ne kemi krijuar kapacitet tona të pilotëve por tani po vemë në dispozicion dhe në funksion kapacitetet tona njerëzore të brendshme për të nxjerrë 10-12 pilotët e parë. Krahas burimeve njerëzore, po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës, për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve. Duhet punë për të rritur numrin e helikopterëve në gatishmëri dhe të bëhemi gati për të operuar me helikopterët BLACK HAWK, që pas pak muajsh do të bëhen pjesë e flotës tonë këta helikopterë amerikan si pjesë e partneritetit me partnerin tonë special SHBA. E gjitha kjo është në kuadrin e një ambicieje shumë të madhe që kemi për t’iu rikthyer me shumë forca edukimit dhe këtu e kam fjalën për AFA që është rihapur dhe që këtë vit do të ketë një përmasë të re që nuk e ka patur më parë.“- u shpreh zoti Peleshi, i cili përfitoi nga rasti t’i bëjë thirrje maturantëve shqiptarë të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura për të ndjekur studimet e larta. “Është padyshim një nga mundësitë më të mira në treg të studiosh pranë AFA, nuk kemi vetëm ofertën shumë të mirë të shkollimit të bachelorit në shkenca ushtarake, por paralel me të do të hapim këtë vit për herë të parë edhe dy programe të tjera bachelor, një program në shkencat e teknologjisë së informacionit plus formim ushtarak dhe një tjetër Navigacion Komandim Detar dhe patjetër shkenca ushtarake. Përveç këtyre do të hapim edhe një program me 20 studentë në Cyber Security, master në sigurinë kibernetike, këto janë oferta që mund t’i gjesh në treg në universitete të tjera private apo publike, por ne edhe në kuptimin e përballimit material të kostove materiale të shkollës jemi padyshim oferta më e mirë në treg sepse çdo student që do të aplikojë, konkurrojë dhe në fund kualifikohet për një nga programet tona ka akomodimin falas, ka trajtimin ushqimor falas, edhe një pagë, ose kontribut prej 330 mijë lekësh të vjetra në muaj për çdo student. Ka shumë arsye pse unë me shumë sinqeritet i bëj ftesë të rinjve shqiptarë, maturantëve të sapo diplomuar të aplikojnë nga data 29 korrik deri në 3 gusht, përmes portalit si gjithë programet e tjera përmes programit u-Albania.
Faza e dytë e praktikës fluturuese për kadetët në kursin e pilotit është parashikuar të zgjasë rreth 6 muaj, ndërkohë që nga ana tjetër, Akademia e FA po përgatitet për të mirëpritur brezin e dytë të studentëve.

foto galeri
foto galeri

Lajme të lidhura

“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale
Breaking Views

“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

17:28 - 29/03/26
Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta
Aktualitet

Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta

12:50 - 28/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Para
Pas “Future Nostalgia”, Dua Lipa vjen me një album krejt ndryshe

Albumi i Dua Lipës ‘Future Nostalgia’ renditet në 10 këngët më të mira në Billboard për 6 muaj rresht

TË FUNDIT

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it
Sport

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26

Kombëtarja e Turqisë ka marrë një vendim të pazakontë në prag të finales së “play-off”-it për Kupa e Botës 2026,...

Lexo më shumë
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan

21:15 - 29/03/26
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com