GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kursi UEFA PRO i trajnerëve në Shqipëri, edhe Zabaleta ndjek leksione

11:46 - 25/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kursi UEFA PRO i trajnerëve në Shqipëri, edhe Zabaleta ndjek leksione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej muajit shtator 2023, Departamenti i Edukimit në FSHF po organizon edicionin e radhës të kursit “UEFA PRO”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli, ku marrin pjesë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe jo vetëm.

Një ndër kursantët e këtij edicioni është edhe zëvendës-trajneri i ekipit Kombëtar, Pablo Zabaleta, ish-futbollist i suksesshëm i Argjentinës si edhe disa klubeve në Europë, Manchester City, RCD Espanyol, West Ham United, etj. Që prej fillimit të edicionit të ri të kursit “UEFA PRO”, zëvendës-trajneri i Kombëtares ka ndjekur me kujdes të gjitha seancat teorike e praktike të këtij kursi të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Në një prononcim për Fshf.org, Pablo Zabaleta tregon eksperiencën e tij deri më tani si kursant i këtij edicioni dhe ecurinë e kursit, duke theksuar se shkëmbimi i eksperiencës mes ish-lojtarëve dhe trajnerëve është një element i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të bëhen trajnerë të mëdhenj.

“Deri më tani ecuria ka qenë shumë e mirë, është shumë intensive. Kalojmë shumë orë me leksionet e kursit, por mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë, ku disa prej tyre janë trajnerë të skuadrave të mëdha dhe gjithashtu nga trajnerë të tjerë, të cilët janë pjesë e fushës së futbollit prej kohësh është një gjë e shkëlqyer për të gjithë studentët të cilët duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit. Ka qenë shumë mirë deri më tani dhe uroj që të vazhdojë kështu deri në fund të qershorit”.

Sa i përket rëndësisë së kursit “UEFA PRO”, zëvendës-trajneri i Kombëtares thekson se roli i një trajneri ka të bëjë me menaxhimin e skuadrës në shumë aspekte.

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll. Por edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, ti duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Trajnimi ka të bëjë shumë me menaxhimin. Kursi për trajnerë është gjithashtu për të mësuar aftësi të ndryshme në mënyrë që të jemi gati për të hyrë në botën e trajnerit”.

Pablo Zabaleta nënvizon më tej se struktura e FSHF-së në organizimin e këtyre kurseve është shumë e mirë dhe kjo gjë ndihmon trajnerët e rinj të jenë të përgatitur për të ardhmen. “Mendoj që struktura e Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë e mirë dhe do të ndihmojë shumë veta të bëhen trajnerë dhe të jenë të mirëpërgatitur për atë moment”, – thotë ndër të tjera zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta për fshf.org.

Etiketa: kursZabaleta

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Kërkohej për prodhim e shitje lëndësh narkotike, kapet 66-vjeçari

Kërkohej për prodhim e shitje lëndësh narkotike, kapet 66-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com