GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurth për kundërshtarët me pasaporta diplomatike

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurth për kundërshtarët me pasaporta diplomatike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleksander Lukashenko, lideri “de fakto” i Bjellorusisë, është duke e përgatitur një kurth, thonë kundërshtarët e tij, për ata të cilët ikën jashtë vendit për të shpëtuar nga sundimi i tij shtypës. Ambasadat bjelloruse nuk do të lëshojnë më e as nuk do t’ua vazhdojnë pasaportat shtetasve të vet që jetojnë jashtë vendit, sipas një dekreti të ri të publikuar nga Lukashenka më 4 shtator.

Nëse iu nevojitet një dokument, bjellorusët do të detyrohen të kthehen në atdhe për ta marrë. Kritikët druhen se forcat e sigurisë së Bjellorusisë do të jenë duke pritur.

Besohet se rreth 200.000 – 300.000 bjellorusë e kanë braktisur vendin që nga gushti 2020, kur Lukashenko u emërua president për mandatin e gjashtë pesëvjeçar, pas zgjedhjeve të cilat u dënuan nga shumë si të montuara.

Zgjedhjet e nxitën një valë protestash të cilat u shtypën nga forcat e sigurisë së Lukashenkas. Qindra njerëz u arrestuan, shumë prej tyre u torturuan, dhe disa vdiqën gjatë shtypjes. Liderët opozitarë u arrestuan, shumë prej tyre u burgosën. Të tjerët ikën. Grupi bjellorus për të drejtat e njeriut, Vyasna, thotë se më shumë se 1.500 njerëz po mbahen prapa grilave në Bjellorusi si të burgosur politikë.

Liderja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila iku në Lituani pasi e sfidoi – dhe sipas shumë njerëzve e mposhti – Lukashenkan në zgjedhjet e 2020-ës, i paralajmëroi bjellorusët duke folur për Associated Press më 4 shtator se “edhe nëse pasaportës suaj i skadon afati, ju nuk duhet të ktheheni në atdhe nëse rrezikoheni nga përndjekja”.

Kundërshtarët dhe aktivistët thonë se këto masa të reja janë përshpejtim i përpjekjeve të regjimit të Lukashenkas për arrestimin e kundërshtarëve. Ndalimi i bjellorusëve, të cilët kanë jetuar jashtë vendit dhe janë kthyer në atdhe, është rritur këtë vit, thonë ata.

Aktivistët parashikojnë se kjo mund të ndikojë që më shumë bjellorusë të bëjnë kërkesë për azil apo për pasaportë të re në vendet ku banojnë, apo mbase të zgjedhin “pasaportë të re kombëtare”, që së voni u shpalos nga opozita bjelloruse në mërgim, e cila ende nuk njihet ndërkombëtarisht, megjithatë.

Kritikët frikësohen se komisioni është thjesht një tjetër mjet për t’i gjetur kundërshtarët e Lukashenkas – diçka për të cilën edhe ai vetë aludoi më 6 shkurt.

“Ne nuk duhet t’i kërkojmë vetëm ata të ashtuquajturës opozitë në mërgim. Mund të ketë të tjerë. Ata e kuptojnë shumë mirë se ne do t’i gjejmë gjithsesi. Dikush do të aplikojë në komision. Me komision do të zgjidhni gjithçka”, tha Lukashenka asokohe.

Për bjellorusët e vetëdijshëm nga rreziku për arrestim, opozita e organizuar jashtë vendit shpreson se ata do të zgjedhin versionin e tyre të dokumentit të njëjtë. Anëtarët e opozitës bjelloruse që kanë ikur në mërgim shpalosën një “pasaportë të re kombëtare” alternative më 6 gusht.

Valer Kavaleuski nga grupi Kabineti i Bashkuar në detyrë i Bjellorusisë, tha në një konferencë në Varshavë se bisedimet me Bashkimin Evropian për njohjen e kësaj pasaporte kanë nisur tashmë. Është e paqartë nëse komuniteti ndërkombëtar apo bjellorusët do ta zgjedhin këtë.

Shumë analistë, megjithatë, parashikojnë një rritje të numrit të bjellorusëve që, ose do të kërkojnë azil jashtë vendit, ose do të aplikojnë për nënshtetësi në vendet e huaja ku jetojnë.

Etiketa: KurthiLukashenkoparaportat

Lajme të lidhura

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë
Aktualitet

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar
Aktualitet

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Para
E pabesueshme! Shefi i NATO-s justifikon djegien e kuranit në Turqi

Kreu i i NATO-s: Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com