GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

13:03 - 24/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Analisti: Dorëheqja e Zaev vjen si leksion për politikën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lorenc Vangjeli

Ka disa muaj që Edi Rama shëtit me një tufë të madhe çelësash në xhep. I shpërndan ato në Tiranë, Durrës, Kavajë, Mamurras, Laç, Kamëz, Shijak apo në Golem e gjetkë. Dy vjet më parë vizatonte projekte në 3D dhe dëgjonte kritikët e tij që e akuzonin dhe njëherë si përherë, si rob të formës mbi përmbajtjen, si mjeshtër të fjalës, por jo të veprimit duke pritur t’i vijë dita që të shpaguhej me analfabetët që flasin me ton akademikësh.

Tashmë, duke shpërndarë apartamentet e reja, të ndërtuara apo të rindërtuara mbas tërmetit të nëntorit 2019, ai ka ngrehur kurthin model për kundërshtarët e tij. Një çark në të cilin, më shumë nga ligësia se nga padija, më shumë nga verbimi prej urrejtjes se miopia klasike, kanë rënë të gjithë.

Edi Rama ju imponoi veten njëkohësisht edhe atyre që e duan me pahir në partinë e tij, edhe sfidoi kundërshtarët nga pozitat e forces, për mandatin e katërt me hir apo me pahir.

Në Lezhë ishte stacioni i fundit në rradhë dhe aty e pritën sipas mënyrës që shqiptarët presin gjithmonë udhëheqësin e rradhës: valle me ritmin e daulles. Pa dashur t’ja dinë se daullet bien sot, por do të dëgjohen së paku, tre vjet më pas. Atëherë kur të vijnë zgjedhjet e rradhës dhe kur Rama do t’u imponohet, të vetëve dhe kundërshtarëve, me provën reale se ai lidh formën me përmbajtjen dhe se hendeku i tij mes të thënës dhe të bërës është i ngushtë, sa vijëza ku futet fleta e votimit.

Por edhe kjo është vetëm kronikë politike. Eshtë lajm i ditës për publikun dhe “nder” i jetës për të dëshpëruarit nga tërmeti. I vetëdijshëm që kush iku atë mbasmesnatë nëntori nuk kthehet më, ai shenjon se ata që mbeten pas, fituan shtëpi të reja. Në fakt, kjo është vetëm ajo çfarë duket dhe deri më sot, askush nuk ka folur për një standart të ri që u vendos, për një lartësi steke, të cilën, kryeministri i fundit të mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të parë, e ngriti për t’ja bërë jetën të vështirë cilitdo pasardhësi të tij.

Duke nisur me të vetët që janë të gatshëm të betohen në publik se Rama është bekimi dhe kushti i vetëm për të marrë dhe qëndruar në pushtet dhe duke përfunduar tek kundërshtarët që duket se janë mallkuar pa kushte. Nesër, në të njëjtat rrethana – Zoti mos e dhëntë – nëse bie një tërmet tjetër, kreu i rradhës i qeverisë do të duhet të bëjë bashkë premtimin me veprimin kur të thotë mes rrënojave: Ne nuk do t;ju lemë vetëm! Shteti do t’jua ndërtojë shtëpitë nga e para! Më të mira sesa ishin dhe falas!

Dhe pastaj duhet të dalë nëpër botë si lypës luksoz, siç thotë ai që ka luksin të bëjë populistin nga halli dhe të gjejë një miliard e kusur euro keqardhjeje dhe solidariteti nga një dynja që po e njeh gjithmonë e më pak edhe keqardhjen, edhe solidaritetin.

Pastaj duhet të shpikë Arben Ahmetajn e tij, që të gjëmojë me letra në duar, llaçin dhe tullat që duhen për ndërtim, pastaj duhet të shndërrojë në Benz gjerman, makinën e përgjumur me avull të pushtetit lokal, ku veç Erionit të Tiranës e ndonjë tjetri, të tjerët vetëm nxjerrin avull; dhe pastaj të shkojë në aheng me daulle dhe valle me daulle të njerëzve që e shohin nga xhepat.

Aty ku kryeministri i rradhës duhet të fshehë çelësat e shtëpive, si gjyshet karamelet për nipërit. Me një diferencë: çelësat janë karamele që ëmbëlsojnë në breza dhe janë të shtrënjta për qamet. Dhe me një detyrim, transparencë për mënyrën si u shpenzuan qindarkat që të gjitha bashkë do të kalojnë miliardin e eurove.

Etiketa: kryesore2Lorenc Vangjeli

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Efekti Maluma? Ish-konkurrentja e “Përputhen” ia hedh reçipetat Olsi Bylykuk në skenë!

Efekti Maluma? Ish-konkurrentja e “Përputhen” ia hedh reçipetat Olsi Bylykuk në skenë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com