GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti – ambasadorëve: Veproni me vendosmëri dhe shpejtësi ndaj sulmeve nga Serbia

13:46 - 28/12/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti – ambasadorëve: Veproni me vendosmëri dhe shpejtësi ndaj sulmeve nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, diplomatët nga Kosova duhet të veprojnë me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet”. Kështu është thënë sot nga kryeministri Albin Kurti në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e diplomacisë publike, teksa theksoi se përballë sulmeve të vazhdueshme hibride dhe kinetike nga Serbia, ambasadorët e Kosovës duhet reaguar shpejtë dhe me mprehtësi.

Kurti iu drejtua diplomatëve kosovarë se provimi i interesave ekonomike të sigurisë dhe politikës së jashtme, janë detyrë parësore për ata.

Ai tha se puna e ambasadorëve nuk është thjeshtë përfaqësim por edhe angazhim në fuqizimin e pozitës sonë.

“Ju duhet të veproni me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, ne duhet të kemi të gatshme të vërtetën tonë. Në këtë pikë, duhet të jeni edhe aktiv edhe proaktiv dhe të kontribuoni në përgjigje të shpejta që duhet të ofrohen…

Puna juaj nuk është thjeshtë përfaqësim por angazhim në fuqizimin e pozitës sonë. Provimi i interesave ekonomike të sigurisë dhe politikës së jashtme janë detyra juaj parësore kurse demokracia, sundimi i ligjit, liria e shprehjes dhe drejtat e njeriut janë parimet dhe vlerat themelore që duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për punën tuaj, punën e të gjithë neve…Është përgjegjësi e juaja të tregojini historinë e popullit tonë, por edhe të mësoni e të kuptoni sa më mirë të mundeni historinë, kulturën dhe aspiratat e vendeve ku shërbeni…Aleanca, partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. Të gjitha shtete NATO-s janë shtete ku ne përqendrohemi në intensifikimin e raporteve me ta”, theksoi Kurti.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nisi fjalimin e saj me liberalizimin e vizave, duke thënë se ky sukses është rezultat i Kosovës për të luftuar korrupsionin, gjë që partnerët ndërkombëtar e kanë njohur këtë përpjekje. Ajo u ndal edhe te ndikimi i pasaportës së Kosovës dhe zgjedhjeve të përgjithshme që për herë të parë qytetarët do të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Sipas saj, një prej prioriteteve mbetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo shtoi se hapja e misioneve të reja në Kolumbi, Poloni dhe Malajzi, është një dëshmi se diplomacia e vendit tonë nuk njeh kufijtë dhe se çdo mision i ri është një mundësi për të sjellë përfitime të reja për qytetarët dhe vendin tonë.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu tha se sot përmes kësaj konference i jepet rëndësi e veçantë reflektimit mbi të arriturat dhe sfidat e diplomacisë. Kryeziu theksoi se rëndësia e diplomacisë parlamentare nuk është vetëm një shtojcë në diplomacinë shtetërore, por një shtyllë e fuqishme e saj.

Në këtë konferencë nuk mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, edhe pse një vit më herët iu drejtua të pranishmëve në konferencën e ambasadorëve.

Etiketa: Albin KurtiKosove

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
Copa Amerika/ Uruguai dhe SHBA vendosin diktatin në grupin C

Merkato e Janarit/ Liverpool gati 55 milionë euro për yllin e Milanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com