GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kurti dhe Osmani, pjesëmarrës në diskutimin për Asociacionin

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë do të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani ditë më parë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin.

Edhe partitë opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga SHBA-ja.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u shpreh se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Të hënën një draft-statut është publikuar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Roli i SHBA

E në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Dy zyrtarët e lartë amerikan kanë dhënë garanci të fuqishme se SHBA është në mbështetje të Kosovës dhe se Kushtetuta e saj nuk do të cenohet nga Asociacioni.

“Brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj.  Si vendi më pro-kosovar në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet”.

 

 

Etiketa: asociacionKurti

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Denoncimet për inceneratorët,Monika Kryemadhi paraqitet sot në SPAK

Denoncimet për inceneratorët,Monika Kryemadhi paraqitet sot në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com