GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë ku mbahen policët, presim t’i vizitojë…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë ku mbahen policët, presim t’i vizitojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve.

“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjithë këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë që ka qenë aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju i keni parë apo se sa pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë aty”, tha Sveçla.

Ndërsa Kurti tha se janë në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për t’i vizituar policët.

“Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, tha Kurti.

Kurti u pyet nga  gazetarët  se a do të ketë një shkëmbim të 3 policëve të rrëmbyer me kriminelin serb të arrestuar për sulmet ndaj KFOR, Milun Milenkovic- Llune.

Kurti reagoi ashpër dhe tha se nuk e beson që kjo do të ndodhte, pasi në Kosovë sundon ligji dhe se nuk ka favore.

“3 policët që janë rrëmbyer nga Kobra dhe SAI kanë qenë në një rrugë që dikur ishte ilegale dhe janë të angazhuar kundër kontrabandës. Llune nuk u bë kriminel më 26 dhe 29 maj, por ka dosje të trashë me shkelje të ligjit. E vërtetë që arrestimi i Llunes ka shkaktuar panik te kriminelët. Nuk e besonin që kjo do të ndodhte. Te ne ka sundim ligji, nuk bëjmë favore. Nuk e di nëse Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim. Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur. Ne jemi vend demokratik dhe i lirë”, tha Kurti.

Etiketa: Kurtipolice

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Lufta në Sudan në muajin e tretë, shtohen akuzat për rrëmbimin dhe vrasjen e guvernatorit të Darfurit

Lufta në Sudan në muajin e tretë, shtohen akuzat për rrëmbimin dhe vrasjen e guvernatorit të Darfurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përfshirë në një debat të ashpër me këshilltarë të mazhorancës...

Lexo më shumë
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com