GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti firmos vendimin: Shtetasve nga Shqipëria nuk do t’u kërkohet leje pune në Kosovë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti firmos vendimin: Shtetasve nga Shqipëria nuk do t’u kërkohet leje pune në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë shtetasit e Shqipërisë që duan të punojnë në Kosovë nuk do të kenë më detyrim për pajisjen me leje pune afatshkurtër.

Më 7 maj 2021 Qeveria e Kosovës, mori vendimin me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, njoftoi në facebook, Xhelal Svecla, ministër i punëve të brendshme i qeverisë së Kosovës.

 “Ky Vendim është në frymën e programeve dhe aspiratave të shprehura të subjekteve politike që fituan zgjedhjet dhe krijuan qeverinë legjitime me mbështetjen e shumicës absolute në 14 shkurt.

Është vetëm një hap, por megjithatë i domosdoshëm, drejt realizimit të interesave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, në kuadër të premtimit tonë për realizimin e përshpejtuar të gjithë marrëveshjeve të lidhura nga qeveritë e mëparshme, të cilat nuk ka asnjë arsye të mbesin vetëm në letër.

Shqipëria prej kohësh e ka zbatuar këtë marrëveshje, në përfitim të shtetasve të Kosovës që punojnë në Shqipëri, ndërsa është turpërues fakti se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen dhe nuk e ka lehtësuar veprimtarinë e shtetasve të Shqipërisë në Kosovë.

Poashtu, Vendimi është në frymën e avancimit të bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe ka për qëllim që të lehtësojë mobilitetin në punë, duke thjeshtësuar, brenda autorizimeve ligjore, procedurat administrative në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për qëllim të qasjes së lirë në tregun e punës nga të gjithë shtetasit tanë, kudo që vendosin të punojnë në të dyja shtetet.

Me këtë krijohet një treg më i madh pune, më shumë mundësi dhe lehtësi për punëdhënësit e punëkërkuesit nga Kosova e nga Shqipëria, dhe forcon ekonomitë e shoqëritë tona”, tha ministri i punëve të brendshme.

Etiketa: KosoveShqiperi

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Rihapet Mali Everest për alpinistët

Rihapet Mali Everest për alpinistët

TË FUNDIT

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses

17:31 - 04/10/26

Kombëtarja U-17 e vajzave e mbylli me fitore raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë, duke...

Lexo më shumë
“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26
E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

16:26 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com