GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti i kërkoi të largohet nga delegacioni serb, reagon Odaloviçi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti i kërkoi të largohet nga delegacioni serb, reagon Odaloviçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi sot në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviç, kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviçit në Kosovë nga viti 1997.

Aktivitetin politik në Kosovë ai e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

Kurti sot në Bruksel i referua Veljko Odaloviçit dhe Zoran Angjelkoviqit, një tjetër ish udhëheqësi serb në Kosovën e okupuar të viteve 90-ta, me Joseph Goebels, që ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë dhe Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazist.

Odaloviç tha për mediat serbe se ishte befasuar kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviçin i quajti Goebbels dhe Goering.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiç], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e  thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë.”

“Unë sinqerisht prisja që ai [Kurti] të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviç.

Lajme të lidhura

Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Botë

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26
Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26
Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Para
Sekuestrohet 1 kg kokainë në portin e Brindisit, kamioni drejtohej nga një shqiptar

Sekuestrohet 1 kg kokainë në portin e Brindisit, kamioni drejtohej nga një shqiptar

TË FUNDIT

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…
Breaking Views

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…

22:59 - 08/10/26

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me...

Lexo më shumë
Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:46 - 08/10/26
Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

22:38 - 08/10/26
Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

22:19 - 08/10/26
“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

22:07 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com