GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Presidencë propozimin e tyre se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e LVV-së, mirëpo nuk bëri të ditur se cila është data e tyre e preferuar që vendi të shkon në zgjedhje.

Mësohet se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar datën 2 shkurt, si datën më të mirë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Data 2 shkurt, është propozuar vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi subjektet politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin konsultativ me presidenten Osmani, kishin propozuar datën 26 janar  për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që kishte pasur me liderët e subjekteve politike pohoi se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se përgatitjet intensive për zgjedhje do të nisin sapo të caktohet data.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

Etiketa: KurtiosmaniZgjedhje

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike në Mirditë, një i arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike në Mirditë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com