GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti: Kosova e interesuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë

17:03 - 22/06/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Kosova e interesuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio po qëndron për vizitë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti në fjalën në Kuvend ku po mirëpritet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia përveçse një shtet mik i Kosovës, është edhe shtet shembull se si duhet ecur përpara.

“Mik i mirëpritur dhe i respektuar nga Italia, partner kaq i rëndësishëm për Kosovën. Italia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së pavarësisë sonë. Ajo vuri në dispozicion territorin e saj. I mbaj mend aeroplanët që ngriheshin nga Aviano duke ndihmuar çlirimin e vendit tonë që bartej nga populli dhe UÇK-ja duke ndalur gjenocidin e Serbisë që synonte shfarosjen e shqiptarëve”, tha Kryeministri i Kosovës.

Kurti ka lavdëruar ndikimin e Italisë në kulturën evropiane, duke thënë se është burim i pashtershëm vlerash që Kosova duhet të mësojë nga to.

“Italia ka pasur dhe ka aq shumë ndikim në tërë botën…Ky vend që është djep i rilindjes Evropiane, është burim i pashtershëm vlerash që duhet të mësojmë”, tha ai.

“Derisa po lexoja raportet e bashkëpunëtorëve të mi dhe po përgatisja këtë fjalim, vura re se në shishen e lëngut të portokallit që kisha përpara shkruhej më sa vijon: Ky produkt është prodhuar duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve dhe pa i shfrytëzuar ata. Ishte një produkt italian. Kosova importon prej Italisë shumëçka. Më bëri përshtypje respekti për punën që reflektonte etiketa e këtij produkti. Nuk e di a është situata aq mirë sa në etiketë, edhe pse produktet “Made in Italy” kanë një markë të mirë globale pikërisht sepse nuk gënjejnë me ato që shkruajnë në etiketa”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se Italia dëshmon respekt të veçantë ndaj punëtorëve përderisa në nenin e parë të Kushtetutës së Italisë thuhet se “Italia është republikë demokratike e themeluar mbi punën”.

“Respekti për punën është një ndër ato vlera që ne duam të mësojmë dhe zbatojmë edhe këtu në Republikën e Kosovës. Për Qeverinë e re të Kosovës perspektiva është plotë sfida, por nga ana jonë e Kosovës ka vendosmëri për të ecur përpara pikërisht përmes punës duke mos lëshuar pe për asnjë moment sa i përket standardeve demokratike dhe evropiane”.

Kurti para ministrit italian citoi edhe piktorin e famshëm italian Leonardo da Vinci.

“Tash për ne është koha që të dish nuk mjafton, duhet të bëjmë. Të kesh vullnet nuk mjafton, duhet të veprojmë”. Qeveria jonë e ka mandatin për të bërë e vepruar duke kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e miqve”.

Kurti e ka cilësuar Italinë si fqinji më i madh i Ballkanit. “Italia është fqinji më i madh i Ballkanit, vlerësoj shumë qëndrimin e prerë sa i përket integrimit të gjashtë vendeve në BE”.

Duke folur për dialogun, Kurti thotë se synimi i Kosovës është arritja e njohjes recipoke.

“Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. Ju vini pas vizitës në Beograd dhe në agjendën tuaj diplomacia ballkanike ka zënë vend prioritar. Ne do të jemi të hapur për takime e dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden”.

“Kosova është e  interesuar për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë sonë, që tashmë është bërë nga shumica e shteteve të OKB-së, nga 22 prej 27 shteteve të BE-së, 26 prej 30 shteteve të NATO-s, e ku në të gjitha është Italia. Njohja e Kosovës e ndihmon Serbinë, e çliron prej mentalitetit sundues e spastrues të trashëguar prej Millosheviqit”, deklaroi ndër të tjera Albin Kurti.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rusi/ Shënohen 546 viktima nga koronavirusi

Rusi/ Shënohen 546 viktima nga koronavirusi

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sugurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sugurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës ka reaguar pas interesimit të mediave lidhur me kërkesën për mbledhjen e Këshillit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com