GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar

22:34 - 03/01/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht ka hequr dorë nga ideali i tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një video të shkurtër e cila të premten po qarkullon në rrjetet sociale, Kurti dëgjohet duke thënë të pranishmëve se shekulli 21-të duhet të jetë shekulli i shqiptarëve, dhe se përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë Kosova e Shqipëria, si dy Republika.

“Shekullin 21 duhet ta bëjmë bashkë shekullin shqiptar (…) duhet t’i forcojmë shtetet duhet ta faktorizojmë kombin shqiptar kudo që është, e përgjegjësinë më të madhe e kanë Shqipëria e Kosova si dy Republika”, thotë ai në një video e cila po qarkullon kryesisht në faqet “trolls” në mbështetje të Albin Kurtit e realizuar gjatë një vizite për ngushëllime në familjen e heronjve Mujë e Ali Krasniqi, për vdekjen e nënës së tyre.

Për mbi 15 vjet, Albin Kurti e ka parë si të domosdoshëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por me të ardhur në pushtet ai dha shenja të zbehjes nga ideali i tij për të cilin avokoi fuqishëm.

Ai filloi ta lexonte me zë të lartë nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, që dikur premtonte, me zë po aq të lartë, se do ta ndryshonte kur të vinte në pushtet.

“Fatkeqësisht kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie. Neni 1.1 thotë se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian”, deklaronte Kurti më 2021.

Albin Kurti, përveç se ka hequr dorë nga projekti, tash shpreson se dikush tjetër do ta bëjë të mundur që të vijë puna e një referendumi për bashkim.

“Në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, kishte thënë Kurti në nëntor të vitit 2021, në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”.

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot

Mos kërkoni të dominoni, horoskopi 4 janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Sali Berisha ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Bruksli ku po merr...

Lexo më shumë
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

08:56 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com