GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Largimi i bandave është rruga drejt qetësimit në veri

21:32 - 11/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, Kurti telefonatë me Hetemin: I shqetësuar se mos lëshoja pe unë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova qëndron prapa vlerave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, megjithatë tha se rruga për qetësimin e situatës në katër komunat veriore duhet të nisë me largimin e siç i quajti ai, bandave kriminale atje.

“Rruga përpara për qetësim dhe për normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale para objekteve të komunës ndaj zyrtarëve të Policisë, ndaj ushtarëve të NATO-s, ndaj gazetarëve dhe ndaj kryetarëve të komunave”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se prania e policisë në veri mund të zvogëlohej në mënyrë propercionale vetëm nëse largohen siç tha ai, bandat kriminale nga veriu dhe arrestohen personat që shkaktuan dhunë.

Kryeministri Kurti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të punojnë në drejtim të intensifikimit e dialogut për zbatim të marrëveshjeve të 27 shkurtit e arritur në Bruksel dhe asaj të 18 marsit, e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe fer të zbatimit të marrëveshjes bazike. Marrëveshjen jo vetëm që e kemi pranuar të dyja vendet, Kosova dhe Serbia por ajo është edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian të datës 9 shkurt 2023”, theksoi Kurti.Duke iu referuar tensioneve në veri, Kurti, tha se deri në zgjedhjet e hershme në komunat veriore, kryetarët e tanishëm duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre, ndërsa u bëri thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Më tej Kurti tha se objektet komunale janë në pronësi të Kosovës dhe se nuk do të lejohet që ato të shndërrohet në objekte në pronësi të një etnie të caktuar.

Sa i takon dhunës së shkaktuar nga protestuesit në javët e fundit në veri, Kurti tha se ajo buron dhe urdhërohet nga Beogradi.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Janë bërë dy javë prej se grupe të serbëve janë duke protestuar para objekteve komunale në katër komunat veriore si kundërshtim ndaj hyrjes së kryetarëve shqiptarë në këto objekte.

Protestat u tensionuan kohë pas kohe derisa më 29 maj, u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, të cilët po qetësonin situatën në terren. Tre ushtarë u plagosën më armë zjarri nga protestuesit./REL/

Etiketa: Kurti

Lajme të lidhura

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime
Aktualitet

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime

14:50 - 17/01/26
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

09:40 - 17/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
Di Canio nuk e kursen Lukakun: Nga aq afër do të kishte shënuar edhe…

Di Canio nuk e kursen Lukakun: Nga aq afër do të kishte shënuar edhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com