GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dorëzohet Kurti, lejon patriarkun serb të hyjë në Kosovë

15:04 - 05/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëzohet Kurti, lejon patriarkun serb të hyjë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Patriarku serb, Porfirije shkon sot në Kosovë. Më 25 dhjetor ai u ndalua në kufi dhe nuk u lejua të kalonte, pasi Qeveria e Kosovës kërkonte plotësimin e disa kushteve paraprakisht.

Këto kushte nuk do të plotësohen. Kryeministri Albin Kurti sot i dha leje për të hyrë në vend, pasi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, kishte thënë se kjo nuk duhej të përsëritej. Kjo leje u arsyetua me faktin se hyrja e kreut të KOS u kërkua nga Ministri Rashiç.

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar që patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije të vijë në Kosovë për t’i bërë përgatitjet për Krishtlindjen Ortodokse.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për këtë, duke thënë se kërkesën për ta lënë patriarkun serb në Kosovë, Kurtit ia bëri ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, njoftoi ZKM-ja.

Paralajmёrimi i patriarkut serb se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё, Zyra e Kurtit tha se “është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.
U bë me dije po ashtu se kreu i KOS nuk ka kërkuar leje sipas procedurave.

Para vitit të ri, Patriarku Porfirije synoi të hynte në Kosovë, saktësisht më 25 dhjetor, por u kthye pas me urdhër të Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të nesërmen doli me një sqarim se pse s’e kishte lejuar vizitën e planifikuar treditore të patriarkut serb. Sipas MPJ-së, kërkesa do të mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhej në një njoftim të MPJ-së për media.

MPJ thoshte se “kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe”, por se ajo “është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”.

“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviç, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviç”, thuhej më tej në njoftimin e MPJ-së.

Por, këtë herë Qeveria nuk i kërkoi patriarkut serb zbatimin e këtij kushti.

Më vendimtare duket të ketë qenë një deklaratë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili shprehej të nesërmen se shpresonte që ndalesa nuk do të përsëritej.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, ka deklarauar Hill.

Porfirije e kishte bërë një reagim për ndalimin, ndërsa Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, e ka quajtur Porfirijen patriark partiak.

“Një pjesë e besimtarëve, përfshirë edhe mua, e perceptojnë patriarkun si patriark partiak. Prishtina ka vendosur kushte për hyrje që duhet t’i plotësojë të gjithë”, pati thënë Trajkoviç./Express

Etiketa: AmbasadoriKurtikushteSerbi

Lajme të lidhura

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar
Kosovë & Rajon

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!
Breaking Views

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!

18:59 - 19/12/25
Para
Vrasja në Prizren, dëshmia e re: I vrau për një birrë

Vrasja në Prizren, dëshmia e re: I vrau për një birrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com