GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti mirëpret ministren gjermane: Presim vendime pozitive për njohjen reciproke

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti mirëpret ministren gjermane: Presim vendime pozitive për njohjen reciproke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po qëndron në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ajo në Prishtinë u prit nga kryeministri Albin Kurti. Në një paraqitje para mediave pas takimit, fillimisht Kurti ka folur për dialogun dhe takimet në Berlin.

“Dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje por njohja duhet të jetë në qendër të tij. Do të ketë edhe elemente tjera, por ato elemente nuk kanë kuptim pa njohjen. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur u çlirua. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur u shpallë pavarësia. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur u dha vendimi i GJND-së. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur mbaroi mbikëqyrja e pavarësisë”.

Gjithashtu, Kurti thotë se duhet të ecet përpara, por sipas tij për këtë progres Vuçiçi duhet të distancohet nga Millosheviçi e Putini.

“Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviçi e Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiçi asnjëherë nuk distancohet nga Mollosheviçi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje”.

Së fundmi, Kurti ka thënë se është për dialog nëse respektohet barazia e palëve.

Nga ana tjetër, në një paraqitje para mediave pas takimit, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm. Ajo ka falënderuar Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu, ministrja gjermane e Mbrojtjes shprehet se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

“Unë kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Ne jemi të angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më tej. Unë ju falënderoj për mikpritjen që iu keni bërë ushtarëve tanë. Për mua kjo është shumë me rëndësi. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe sa i përket trajtimit të FSK-së në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë e tyre në të ardhmen”.

Lambrecht shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njohë dokumentet e Kosovës.

“Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”.

 

Etiketa: Albin KurtiAleksander VucicBallkanin PerëndimorëChristine LambrechtMinistrja gjermane e Mbrojtjes

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Finalja e “Konferenc League” do të luhet në stadiumin “Air Albania”

Miliona euro prej finales së Conference League, zyrtari i FSHF flet me shifra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentet, duke vendosur para kryeministrisë karrige me shënimin “Dialog”. Por ashtu si edhe...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com