GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti në Shtuticë, përkujton 274 dëshmorët dhe martirët e luftës

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti në Shtuticë, përkujton 274 dëshmorët dhe martirët e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas homazheve në Marinë të Skenderajt, ku nderuan veprën heroike të njërit prej komandantëve më të lavdishëm të UÇK-së, Ilaz Kodra, kryeministri i Kosovës, Abin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Drenasit.

Duke kujtuar 274 dëshmorët dhe martirët, kryeministri Kurti tha se në zonën e Vërbovcit dhe Shtuticës në Drenicë gjatë ofensivës së 30 prillit, mbeten të vdekur dhjetëra shqiptarë të cilët, siç tha ai e donin tokën e tyre dhe donin të jetonin të lirë e në paqe.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës vepronte për të çliruar Kosovën në tokë në çdo pëllëmbë të atdheut tonë, ndërkaq avionët e NATO-s goditnin caqet e forcave ushtarake e policore të Serbisë e Jugosllavisë së Millosheviqit. Por, në mëngjesin e 30 prillit, kur forcat serbe sulmuan fshatrat e Shtuticës, Vërbovcit, Baksit dhe zonat përreth, kishte një numër të madh të njerëzve të cilët aso kohe patën ardhur nga fshatrat tjerë që të strehohen në zonën e Vërbovcit”, deklaroi kryeministri Kurti.

Masakrat e kryera në Drenicë, sipas tij, erdhi menjëherë pasi NATO bombardoi uzinën e hekur-nikelit brenda së cilës ishin vendosur forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

“Sulmi i 30 prillit në Vërbovc, filloi në të gdhirë midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit, pasi fshati u rrethua nga të gjitha anët. Ofensiva vazhdojë deri në orën 16:00. Ata qëlluan me tanke e mortaja. Numri i madh i vrasjeve ka ndodhur te ajo që quhet “Lugina e pyllëzuar”. Rreth 100 burra shqiptarë u vranë dhe më shumë se 200 u burgosën gjatë operacionit. Të burgosurit u dërguan të xhamia e shkatërruar pranë Qirezit, dhe u mbajtën atje gjatë gjithë natës, e u torturuan”, tregoi ngjarjen Kurti.

Të nesërmen, sipas tij, janë ngarkuar në kamion ata për t’i dërguar në burgjet e Drenasit e të Lipjanit.

“Disa prej kamionëve u ndalën në minierën e Shavarinës pranë Çikatovës së Vjetër, rreth 100 burra u zbritën nga kamionët dhe aty u pushkatuan në mënyrën më mizore. Të mbeturit gjallë u quan në Drenas kur u morën në pyetje dhe u rrahën për pesë ditë me radhë. Numri i të vrarëve gjithsejtë tejkaloi më shumë se 200, madje thuhet është afër 300, e shifra më e saktë që përmendet është 274”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti pas homazheve në Marinë dhe zbulimit të pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit, ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit./RTK

Etiketa: KosovaKurtiShtutica

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
Pas debateve të ashpra, a do i ftojë në dasmë? Ja si përgjigjet Kiara

Pas debateve të ashpra, a do i ftojë në dasmë? Ja si përgjigjet Kiara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com