GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti: Nëse Serbia kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin

12:42 - 28/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Nëse Serbia kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Kosovës nisi sot me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Në rend dite hyri edhe pika për miratimin e një rezolute për të dënuar sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që faktori ndërkombëtar ta sanksionojë Serbinë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën. Siç thotë Kurti, nëse Serbia s’ndëshkohet, ajo mund ta përsërisë krimin.

Në një fjalim në Kuvend, Kurti ka thënë se sulmuesit e armatosur që ikën nga Banjska pa u arrestuar, duhet t’i dorëzohen organeve të rendit të Kosovës.

 

“Të dielën përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë, por ndaj shtetit, rendit të Republikës sonë. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj. Por vrasja e tij u kthye në angazhim të shtuar për t’i luftuar bandat terroriste dhe në fitore të betejës ndaj tyre.
Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar, ose janë në ndjekje pasi ikën. Afrimi u vra në pritë gjatë natës. Në zbardhje të ditës, u pa që asnjë bandë nuk mund ta mposhtë policinë tonë. Sulmi i armatosur cenoi integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.
Sulmuesit që ikën duhet të ekstradohen, të dorëzohen në organet tona. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona aleate, siç bëri Qeveria”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet ndërkombëtarësisht. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin. Armatimi ushtarak që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka thënë se i gjithë armatimi i konfiskuar është i Serbisë dhe erdhi nga Serbia.

Sipas tij, fajësimi i Serbisë është i pashmangshëm, edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë.

“Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake. Kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Na i patën rrëmbyer edhe tre policë në Leposaviq. Kishim tri javë të barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar. Sulmet në Zveçan që lan shumë të plagosur. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar për vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjakut”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se lufta ndaj krimit të Serbisë, do të triumfojë me fitoren e Kosovës.

Grupet parlamentare deri në orën 13:00 do harmonizojnë pikat e rezolutës, për t’u rikthyer më pas në seancë.

 

 

Etiketa: Albin KurtiKryesore1Kuvendi i Kosovesprojekt-rezolutasulmi ne Banjske

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
I dënuar me 18 vite burg, Gjykata rrëzon rekursin e Laert Haxhiut

Vrasjet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut, ja kush është 27-vjeçarja e arrestuar (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com