GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Procesi për integrimin në BE i vonuar. Ekstremizën fetar nuk…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Kurti: Procesi për integrimin në BE i vonuar. Ekstremizën fetar nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur greke “To Vima”, ku ka folur për çështje të ndryshme, që nga marrëdhëniet me SHBA-të, me Serbinë, dhe për raportet me Shqipërinë. Kurti është shprehur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vonuar, por pas pushtimit rus të Ukrainës është më urgjent se kurrë.

Intervista e plotë e Kurtit:

“SHBA është një aleat kyç”

Kanë kaluar 20 vjet nga Deklarata e Selanikut, e cila i dha një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Jeni të kënaqur me progresin?

“Të gjithë jemi dakord që procesi është i zgjatur. Megjithatë, situata aktuale, në të cilën stabiliteti dhe paqja në rajon kërcënohen nga sulmi rus ndaj Ukrainës, e bën më urgjent anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ballkani i përket Evropës dhe BE-ja nuk do të jetë e plotë pa anëtarësimin e këtij rajoni, që besoj se mund të kontribuojë në BE dhe jo vetëm të përfitojë prej saj.

Në Selanik 20 vjet më parë, askush nuk mund ta besonte atë që po ndodh sot. Por ne nuk duhet të shfaqim as cinizëm dhe as hidhërim. Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për reforma të brendshme”.

SHBA – të kanë kritikuar Kosovën dhe ju në veçanti për përshkallëzimin e tensioneve me kryetarët e komunave në zonat serbe të veriut të Kosovës. Dëshironi t’i kishit trajtuar gjërat ndryshe?

“SHBA është një aleat kyç për ne. Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe për njohjet që morëm pas pavarësisë. Unë besoj se qeveria jonë ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme për të ruajtur demokracinë, rendin dhe ligjin në vend.

Ne jemi plotësisht dakord me SHBA-në dhe BE-në për sa i përket vlerave dhe synimeve. Por në politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë kemi dallime në strategji dhe taktika. Sot ka deeskalim, situata është shumë më e mirë se dy muaj më parë. Askush nuk u vra – ndoshta ishim pak me fat. Siç tha Shekspiri, “gjithçka është mirë në fund”.

A është bërë përparim në marrëveshjen që keni nënshkruar me Serbinë nën kujdesin e BE-së?

“Më 25 shkurt e miratuam marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës sipas modelit të dy Gjermanive, “jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë”. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiç refuzoi ta nënshkruajë dhe premtoi se do ta nënshkruajë në Ohër më 18 mars, së bashku me aneksin për zbatimin e tij. Edhe ne e kemi pranuar aneksin, por serbët nuk kanë nënshkruar.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i tij i posaçëm, Miroslav Lajçak, duhet të kishin insistuar që Vuçiç të nënshkruante. Serbia votoi “Jo” pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që shkel nenin 4 të marrëveshjes.

Shpresoj që në vjeshtë z. Borel dhe Lajczak do të insistojnë që ne të zbatojmë atë që kemi rënë dakord. Ne duam zbatim të plotë dhe të shpejtë pa kushte”.

“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera”

E përkrahni bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë ?

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë.

Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”.

Domethënë e dëshironi apo jo bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”.

“Shqipëria e Madhe” dhe Greqia

Së fundmi keni vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në fjalimin tuaj për minoritetin shqiptar në Tetovë ka pasur flamuj të Shqipërisë së Madhe. Çfarë është Shqipëria e Madhe për ju?

“Më kanë ftuar dy kryetarë komunash, nga Shkupi dhe Tetova. Në dy fjalimet e mia në këto dy qytete nuk ka asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin tim në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur mijëra persona, falënderova Maqedoninë e Veriut për njohjen e Kosovës. Një prej mijërave të mbledhur mbante një flamur me një hartë që tregonte se në cilat zona janë autoktonë shqiptarët në Ballkan. Vizita ime dhe dy fjalimet nuk mund të karakterizohen me flamur”.

A ka ndikim islami radikal në Kosovë?

“Kishte ekstremistë individualë një dekadë më parë që iu përgjigjën thirrjes kundër Asadit dhe shkuan në Siri. Por ne nuk kemi fundamentalizëm dhe ekstremizëm fetar në Kosovë.

Shumica e kosovarëve janë myslimanë, por janë të moderuar. Si komb kemi katolikë, ortodoksë, myslimanë, por ajo që na bashkon është historia dhe gjuha jonë. Ne jemi një demokraci laike me ndarje të plotë të shtetit nga feja”.

Çfarë prisni nga Greqia?

“Vitin e kaluar kemi pasur transaksione tregtare prej 308 milionë euro, një rritje prej më shumë se 40% krahasuar me vitin 2021. Besoj se në aspektin e investimeve dhe tregtisë mund të bëjmë më shumë. Në lidhje me burimet e ripërtëritshme të energjisë, deri më 29/9 është tenderi për një park diellor 100 megavat në Kosovë dhe do të mirëpresim kompanitë greke.

Do të dëshiroja më shumë bashkëpunim me Greqinë në fushën ekonomike dhe kulturore dhe sigurisht që Greqia t’i shtohej shumicës së vendeve të BE-së dhe NATO-s që na kanë njohur si shtet.”/Panorama

Etiketa: KosovaKurti

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Para
Shkrumbohet banesa në Krujë, familja mbetet në qiell të hapur

15-vjeçarja djeg shtëpinë që të vrasë babanë, sepse…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com