GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Propozimi evropian do sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Propozimi evropian do sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi. Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit por ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

“Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve, nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim ose pala tjetër. Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen ‘de fakto’ e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një Kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura”, tha kryeministri Kurti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikoi kryeministrin për siç tha paqartësitë e tij lidhur me pozicionin që do të mbajë në takimin e së hënës në Bruksel.

“A insiston kryeministri vetëm për marrëveshje për njohje reciproke apo është i gatshëm t’i përpijë sharjet edhe kritikat ndaj oponentëve politikë që sot janë në opozitë dhe ta pranoj marrëveshjen pa njohje duke lënë problemin të hapur për qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Zoti Hoti kërkoi debat parlamentar para dialogut dhe miratimin e një rezolute për siç tha formalizimin e qëndrimeve nga ana e kryeministrit.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje qeverisë që të përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, që sipas tij do të mundësonte largimin e agjendës ruse në Ballkan.

“I vetmi vend në botë besoj që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi përkundrazi ata kanë dëshirë që kjo me mbetë çështje e hapur dhe potencial çdo here qoftë për çrregullime apo destabilizim qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës apo stories së Kosovës. Si mundet me vepru Kosova? Po, mundet të hënën me e mbyllë marrëveshjen pra me e mbyll dhe jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me e mbyllë”, tha zoti Haradinaj.

Pergjatë debatit në parlament deputetët shtruan edhe çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha sot se propozimi përmban një pikë mbi këtë çështje që nuk nënkupton negociim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejtat e veçanta.

“Më lejoni të ju kujtoj se statusi që Manastiret e Kishës Ortodokse Serbe kanë aktualisht në sistemin kushtetues të Kosovës është produkt i negociatave të Vjenës edhe propozimit të ish presidentit Ahtisari dhe një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës pavarësisht në atë kohë me kundërshtimin tim dhe subjektit politik që udhëheq. Një element të tillë të Kushtetutës tonë tashmë unë nuk mund ta ndryshojë. Pra e kam trashëguar andaj i takon një analize politiko-historike të përcaktojë se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pranojë asnjëherë që të përfshihet në marrëveshje diçka e veçantë apo privilegjuese rreth Kishës Ortodokse Serbe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Por çështje e diskutueshme mbetet zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Beogradi kërkon që para se të flitet për propozimin evropian të zbatohet kjo marrëveshje ndërsa Prishtina ka hezituar ta zbatojë atë nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje, megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar atë se kjo nuk do të ndodhë. /VOA

Etiketa: KosovaKurtimarreveshja

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Kejvina shndërrohet në fansen e zjarrtë të Luizit, gjesti i radhës

Kejvina shndërrohet në fansen e zjarrtë të Luizit, gjesti i radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com